Ilir Meta i shkon Sali Berishës në seli, në fokus zgjedhjet

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar mëngjesin e së martës një vizitë në selinë e Partisë Demokratike, ku është takuar me Sali Berishën.

Sipas të dhënave paraprake, mendohet se temë e diskutimit kanë qenë zgjedhjet e ardhshme lokale dhe mundësia që opozita të prezantohet me kandidatë të përbashkët në këtë garë elektorale si dhe protestat e paralajmëruar më herët kundër qeverisë së Edi Ramës.

Takimi ka zgjatur vetëm 20 minuta, ndërkohë që ende nuk ka një reagim zyrtar nga të dyja palët.

Gjatë takimeve të mëparshme me mbështetësitë e PD, Berisha ka lënë të hapur mundësinë e bashkëpunimit për kandidatët me partitë e tjera të opozitës.

Ndërkohë që mësohet se pas mesdite presidenti Bajram Begaj do të nisë bisedimet me krerët e grupeve parlamentare për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale.

Share This Article