Ilir Meta: Kosovën dhe të gjithë shqiptarët në rajon i presin sfida të reja

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ditën e sotme presidenti i vendit Ilir Meta ka bërë një takim me Kryetarin në detyrë të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj. Me anë të një postimi në rrjetet sociale Meta u shpreh se ishte kënaqësi të takonte Hoxhën,dhe se Kosovën dhe të gjithë shqiptarët në rajon i presin sfida të reja dhe jo të lehta, në vitin 2021.

“Kënaqësi të prisja sot në një takim, Kryetarin në detyrë të Partisë Demokratike të Kosovës, z.Enver Hoxhaj dhe delegacionin, që e shoqëronte.  Kosovën dhe të gjithë shqiptarët në rajon i presin sfida të reja dhe jo të lehta, në Vitin e Ri, që po vjen. Duhet të jemi në unitet, të kujdesshëm dhe të tregojmë mençuri në qëndrimet tona për të forcuar sa më shumë bashkëpunimin në të gjitha fushat, në të mirë të interesit kombëtar, progresit, begatisë dhe së ardhmes sonë të përbashkët europiane.”– ka thënë ai.

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka  mbërritur në Shqipëri, ku edhe po zhvillon disa vizita zyrtare me aktorët politikë në Shqipëri. Hoxhaj, i shoqëruar nga nënkryetari i PDK-së, Xhavit Haliti dhe sekretari Uran Ismaili, kanë hapur ‘siparin’ me kryeparlamentarin Gramoz Ruçin.

Share This Article