Connect with us

Show - Biz

Ilir Meta reagon nga paraburgimi: Ndihem krenar që jam rrëmbyer dhunshëm nga antishqiptarët

Published

on

Me anë të një postimi në profilin e tij në rrjetet sociale, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar pas arrestimit.

Ai shkruan se nga sot “nis një faqe të re në përballjen pa asnjë kompromis me Narkoshtetin e instaluar brutalisht”, shkruan A2.

Sa i përket arrestimit, Ilir Meta shkruan se “ndihem krenar që jam rrëmbyer dhunshëm nga antishqiptarët dhe shqipfolësit vetëm për patriotizmin tim dhe mbrojtjen e interesave kombëtare”.

“Falenderoj përzemërsisht të gjithë anëtarët e Partisë së Lirisë për mbështetjen e jashtëzakonshme që më kanë dhënë deri tani.

Advertisement

Po kështu nga sot lufta jonë nis një faqe të re në përballjen pa asnjë kompromis me Narkoshtetin e instaluar brutalisht.

Jam i bindur në fitoren e kauzave tona kombëtare dhe demokratike! Armiqtë e kombit tonë dhe demokracisë do u ngrijë e qeshura në buzë!

Rrëmbimi im sot në mënyrën më banditeske tregon panikun e regjimit diktatorial nga ballafaqimi me të vërtetat.

Advertisement

Ju siguroj se pas njohjes me vendimin e arrestimit tim ndihem më i fortë se kurrë dhe besoj edhe shumë në pafajësinë time të plotë.

Ndihem krenar që jam rrëmbyer dhunshëm nga antishqiptarët dhe shqipfolësit vetëm për patriotizmin tim dhe mbrojtjen e interesave kombëtare”, shkruan Meta në Facebook.

Meta u arrestua këtë të hënë pranë mbikalimit të “Kamzës” me urdhër të SPAK, ndërsa ndaj tij rëndojnë akuzat për “korrupsion”, “pastrim parash” dhe “fshehje pasurie”.

Advertisement

Ja çfarë thotë SPAK

SPAK bën me dije se arrestimi i Metës dhe bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë është bërë për disa dosje, të cilat janë artikuluar për vite me radhë në media dhe opinion publik.

Dosja e parë ka lidhje me privatizimin e CEZ-DIA-s pas dy kallëzimeve të ndryshme të bëra nga Romeo Kara, Idajet Beqiri dhe Halit Valteri, të cilat më pas u bashkuan në vitin 2024, shkruan A2.

Advertisement

Sipas SPAK, Ilir Meta në kohën kur ka qenë ministër i Ekonomisë dhe Monika Kryemadhi kanë ndërhyrë në procesin e lidhjes së kontratës ndërmjet shoqërisë “Debt International Advisory” dhe kompanisë CEZ Shpërndarje për mbledhjen e borxheve pavarësisht se ajo nuk plotësonte kushtet e nevojshme.

Hetimet e deritanishme kanë zbuluar Meta ka kërkuar dhe pranuar shuma të konsiderueshme parash nga z. K. I., gjatë periudhës kur ai mbante funksionin e Ministrit.

Disa vite më vonë, kur Meta ishte kryetar Kuvendi, së bashku me ish-bashkëshorten Kryemadhi kanë përdorur influencën në institucione dhe drejtuesit e disa kompanive celulare për futjen në tregun e fibrave optike si dhe lidhjen e marrëveshjes së interkonjeksionit midis kompanisë  “U… C… INC” dhe një kompanie private telefonike celulare.

Advertisement

Gjatë hetimit ka rezultuar gjithashtu se çifti Meta-Kryemadhi kanë hyrë në marrëdhënie korruptive me biznesmenin S.M., duke përfituar përkohësisht një vilë si shpërblim për influencën e paligjshme që ata ushtronin ndaj funksionarëve publikë të emëruar nga LSI, në interes të aktiviteteve ekonomike të bizmesmenit në fjalë, shkruan A2.

Kryemadhi me porosi të biznesmenit në fjalë, ka marrë përsipër edhe ndryshimin e një ligji në Kuvendin e Shqipërisë (ligj i cili u ndryshua sipas kërkesës së biznesmenit S.M.).

Po ashtu, përgjatë periudhës 2016-2017, Meta me cilësinë e Kryetarit të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, ka lidhur dhe ekzekutuar kontrata për shërbimi konsulence dhe lobimi me kompanitë Global Security and Inovative Solution LLC dhe  Grupi McKeon Inc në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Advertisement

Nga hetimi rezulton se një pjesë e financimit të kontratave është bërë me transferta bankare nga llogaritë e subjektit politik, Lëvizja Socialiste për Integrim, ndërkohë që shuma prej 463.546,26 USD nuk është transferuar nga llogaritë bankare të këtij subjekti politik. Po kështu rezulton se kjo shumë monetare, e cila nuk është transferuar nga llogaritë bankare të  forcës politike  nuk është pasqyruar në bilancet e subjektit politik Lëvizja Socialiste për Integrim, të depozituara pranë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve. 

Nga hetimi ka rezultuar se Meta dhe Kryemadhi nuk kanë deklaruar shpenzimet mjekësore të kryera gjatë periudhës 2013-2019, në vlerën totale prej 106.125 Euro. Nga këto shpenzime, 86.891 Euro janë paguar në cash. Hetimet kanë zbuluar se në deklaratën e Interesave Private Vjetore për vitin 2019, të dorëzuar në ILDKPKI më 29 Maj 2020, këta subjekte nuk kanë deklaruar shpenzimet shëndetësore në vlerën prej 9.000 Euro të kryera në një klinikë private jashtë vendit si dhe dhe shumën 100.000 Euro në llogarinë bankare dy emërore.

Mes të tjerash SPAK falenderon Drejtorinë e  Përgjithshme të Policisë së Shtetit si dhe autoritetet e zbatimit të ligjit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Austrisë, Italisë, San Marinos, Qipros për ndihmën dhe bashkëpunimin e treguar.

Advertisement
Continue Reading

Albania

Stuhia Arktike mbërrin në Evropë: ç’mund të presë Ballkani?

Published

on

By


Pas një periudhe moti më të qëndrueshëm të dominuar nga blloku i fortë Rex, i cili ruajti kushte relativisht të qeta dhe shpesh të buta në pjesën më të madhe të Evropës gjatë periudhës së Krishtlindjeve, rrethanat në atmosferë po ndryshojnë.

Ky sistem me presion të lartë po lëviz ngadalë drejt perëndimit, duke hapur rrugën që masat e ftohta ajrore Arktike të zbresin drejt pjesëve qendrore, lindore dhe jugore të kontinentit, shkruan Severe Weather.

Një rënie e ndjeshme e temperaturave

Advertisement

Ndërsa blloku i Rex-it tërhiqet, po formohet një model i ashtuquajtur dipolar moti, një anticiklon i fortë mbi Atlantikun dhe Evropën Perëndimore, ndërsa një ciklon thellohet mbi pjesët lindore dhe veriore të kontinentit.

Kjo lejon depërtimin e ajrit të akullt nga veriu dhe verilindja, i cili do të sjellë temperatura dukshëm më të ulëta dhe reshje bore të rastit para Vitit të Ri.

Sipas modeleve të parashikimit, masa e ajrit të ftohtë mund të jetë 10-15 °C nën vlerat normale për fundin e dhjetorit dhe fillimin e janarit, gjë që do të rezultonte në një rënie të ndjeshme të temperaturave dhe ngrica në shumë rajone. Lëvizja më e ftohtë e ajrit të ftohtë pritet praktikisht në të gjithë Evropën qendrore dhe lindore, dhe në disa zona temperaturat e mëngjesit mund të bien nën -10 °C.

Advertisement

Ndërsa temperaturat bien, mund të pritet borë në zonat veriore dhe lindore të kontinentit, ndërsa në zonat perëndimore si Mbretëria e Bashkuar dhe Irlanda, ajri i ftohtë do të kontribuojë gjithashtu në formimin e kushteve me borë në ditët e para të vitit 2026.

Rrotullimi i temperaturës

Pas ndërhyrjes fillestare të masës së ftohtë, kushtet atmosferike mund të bëhen përsëri më dinamike. Pritet që në të njëjtën kohë me rrymat më të ftohta veriore, rrjedha e ajrit më e ngrohtë, jugore do të kthehet gradualisht, veçanërisht përgjatë Mesdheut.

Advertisement

Ky kombinim i masave të ndryshme ajrore mund të çojë në modele të papritura të motit – nga ditët e ftohta dhe me borë në rajonet veriore deri te kushtet më të theksuara më të ngrohta dhe më të lagështa drejt jugut dhe jugperëndimit të kontinentit.

Shkurt, ditët e para të vitit 2026 mund të shënojnë fillimin e vërtetë të sezonit të dimrit, me një valë të dallueshme të ftohtë dhe episode bore, por edhe me mundësinë e ndryshimeve më të shpejta të motit ndërsa modelet atmosferike vazhdojnë të zhvillohen.

Ngrohtësia dhe shirat e rrëmbyeshëm po kthehen në Ballkan

Advertisement

Ndërsa perëndimi i Evropës do të ngrijë, situata në zonën tonë do të përmbyset plotësisht. Do të vendoset një rrymë e qëndrueshme jugperëndimore, e cila do të sjellë ajër dukshëm më të ngrohtë dhe më të lagësht nga Mesdheu drejt Evropës qendrore dhe lindore dhe Gadishullit Ballkanik. Kontrasti i temperaturës në të gjithë Evropën do të jetë i madh.

Në Ballkan dhe Evropën Lindore, temperaturat mund të jenë deri në 15 °C më të larta se mesatarja, dhe vlerat ditore do të arrijnë lokalisht 15 °C. Sasia e lartë e lagështisë do të sjellë edhe reshje të dendura shiu, veçanërisht në shpatet jugore të Alpeve dhe shpatet perëndimore të Dinarideve dhe Apenineve, ku gjatë javës mund të bien midis 150 dhe 300 milimetra shi.

Advertisement
Continue Reading

Popular

Fëmijët e personazheve të famshëm që nuk pranuan mbiemrin e prindërve të tyre

Published

on

By

Të rritesh si fëmijë i një ylli të njohur shpesh vjen me privilegje, por edhe sfida të mëdha, sidomos për ata që duan të krijojnë karrierën e tyre pa qenë gjithmonë në hije të prindërve. Një mbiemër i njohur mund të hapë dyer, por gjithashtu sjell pritshmëri, paragjykime dhe vëmendje të tepruar.

Disa fëmijë kanë zgjedhur të ndryshojnë mbiemrin e tyre për të ndërtuar një identitet profesional të veçantë, qoftë në të njëjtin fushë me prindërit, qoftë në një drejtim krejt tjetër.

Ja disa nga rastet më të njohura:

Suri Cruise – Suri Noelle
Këngëtarja dhe aktorja e njohur Suri, vajza e Katie Holmes dhe Tom Cruise, së fundmi përfundoi shkollën e mesme në New York. Në programin e diplomimit, emri i saj u shfaq si Suri Noelle dhe jo Suri Cruise. Kjo lëvizje u interpretua si një distancim i parë nga mbiemri i njohur i babait të saj.

Advertisement

Shiloh Jolie-Pitt – Shiloh Jolie
Në ditëlindjen e saj të 18-të, Shiloh Jolie-Pitt, një nga gjashtë fëmijët e Angelina Jolie dhe Brad Pitt, kërkoi ligjërisht të hiqte “Pitt” nga mbiemri i saj. Edhe disa nga motrat e saj përdorin vetëm “Jolie” në dokumentet publike, si Vivienne Jolie dhe Zahara Marley Jolie. Angelina Jolie vetë kishte hequr mbiemrin e babait të saj, Jon Voight, në vitin 2002.

Malia Obama – Malia Ann
Për të shmangur paragjykimet që vijnë nga fakti që është vajza e një presidenti të mëparshëm, Malia Obama debutoi si regjizuese në Sundance Film Festival duke përdorur vetëm emrin e mesëm, Malia Ann, pa mbiemrin Obama. Kjo i lejon të ndërtojë karrierën e saj duke u vlerësuar për meritat personale dhe jo për mbiemrin që mban.

Micheál Neeson – Micheál Richardson
Micheál, djali i Liam Neeson, ndryshoi mbiemrin e tij në Richardson, në nder të nënës së tij, Natasha Richardson, e cila humbi jetën në një aksident në ski në vitin 2009. Liam Neeson ka thënë se vendimi e emocionoi thellë dhe ishte një mënyrë e bukur për të nderuar kujtimin e nënës së tij.

Advertisement

Nicolas Coppola – Nicolas Cage
Djali i familjes Coppola, Nicolas Cage, vendosi të largohej nga mbiemri i njohur familjar për të ndërtuar identitetin e tij artistik. Ai zgjodhi mbiemrin Cage, frymëzuar nga personazhi Luke Cage i Marvel dhe kompozitori avant-garde John Cage. Kjo e ndihmoi të krijonte karrierën e tij pa krahasime të vazhdueshme me të famshmit të familjes.

Continue Reading

Show - Biz

“Për ne ka qenë bombë”, Merita flet për takimin me Parashqevi Simakun: Lutem çdo ditë për të

Published

on

By

Këngëtarja e njohur Merita Halili, e ftuar në emisionin Living Day në Vizion Plus, ka folur me emocion për gjendjen shëndetësore të Parashqevi Simakut, duke e cilësuar situatën si shumë të rëndë dhe të dhimbshme.

Halili u shpreh se lajmi për Parashqevi Simakun ka qenë një “bombë” për të dhe një moment tepër i vështirë, pasi ato i përkasin së njëjtës gjeneratë dhe janë rritur artistikisht bashkë.

Për ne ka qenë bombë dhe një moment shumë i vështirë. Më ka rënë, shumë keq sepse ne kemi dalë edhe me Parashivin, kemi qenë e njëjta gjeneratë, e njëjta moshë. Nuk mund të flas për këtë gjë, sepse është thënë dhe stërthënë nga të tjerë, aq më tepër edhe nga vetë Parashka.,” tha ajo.

Merita zbuloi se e ka takuar së fundmi në ditëlindjen e fotografit të njohur Fadil Berisha, ku kanë qëndruar në të njëjtën tavolinë dhe kanë biseduar për disa minuta.

Advertisement

E takuam në ditëlindjen e Fadil Berishës. Qëndruam në një tavolinë, folëm bashkë me njëra-tjetrën. Mendoj që Parashka po merr veten avash-avash. Shpresoj çdo ditë dhe lutem për Parashkën që të jetë mirë shëndetësisht. Folëm për disa minuta bashkë.

Parashka së shpejti do të jetë edhe më mirë dhe kam shpresë. I uroj gjithë të mirat, aq më tepër që viti 2026 ta gjejë akoma edhe më mirë. Kemi kënduar bashkë në Vlorë për herë të parë, ishim të dyja njësoj. Në një moshë kemi dalë, Parashkë. Parashkë. Po, gjithmonë Parashka“, shprehet Merita Halili.

Advertisement
Continue Reading

Live ALBUK TV

Albania2 days ago

“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë

UK4 days ago

FOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli

Albania4 days ago

U kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri

Albania6 days ago

Shqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”

UK2 days ago

Vizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim

UK6 days ago

Rrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër

Sports4 days ago

Ish-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën

UK3 days ago

Bllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë

Albania4 days ago

Hetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë

Albania3 days ago

Ironia e një dosje sekrete në Harvard: Amerikanë mbroni Trashëgiminë Ilire, Shqiptarët pas ’90-s e shkatërruan …

UK3 days ago

Bashkimi me euron do të kishte mbuluar koston e NHS-së

Bota4 days ago

Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

UK3 days ago

Britania marrëveshje me Angolën dhe Namibinë për kthimin e emigrantëve

Albania3 days ago

Emigrantët kthehen, por Shqipëria nuk i mban

Kosova4 days ago

Këta janë 10 kandidatët më të votuar në Vetëvendosjes

Trending