Imami: Kanabisi është haram, më e dëmshme se 5 cigare njëra pas tjetrës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Imami kosovar, Labinot Maliqi ka thënë se një thithje e kanabisit shkakton më shumë dëm në mushkëri sesa 5 cigare radhazi.

Këto deklarime ai i bëri duke u bazuar në studime shkencore, teksa është pjesë e panelit që po diskuton për legalizim ose jo të kanabisit, përcjell Gazeta Nacionale.

Ai tutje dha informata shtesë duke u thirrur në konotacionin fetar, sipas të cilit, çdo gjë që deh, madje edhe pak, është e ndaluar.

“Një thithje e kanabisit thuhet të shkaktojë më shumë dëm mushkërisë sesa 5 cigare radhazi, njëra pas tjetrës. Sipas studimeve tymi është nga më kancerogjenet.

Në legjislacionin islam, çdo gjë që deh, është e ndaluar. Është alkool. Kjo pije nuk i shërben njeriut. I afron të rinjtë më shumë tek bimët tjera. Janë avancuar. Pra, tek substancat më të rrezikshme. Thjesht, kanabisi është hyrje”, tha Maliqi në Debat Plus.

Share This Article