Imami nga Kosova ka një apel për burrat: Mos ia merrni rrogën gruas!

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Hoxha Behar Mjekiçi ka thënë në emisionin “dPt te Fidani” se në Islam gruaja ka më shumë përparësi se burri.

Ai tha se në Kuran gruaja është përmendur e para dhe pastaj burri.

 “Barazia gjinore, mendoj që ne burrat jemi më ulët se gratë. Zoti në Kuran ma së pari e ka përmendur gruan pastaj burrin. Kur e kanë pyetur pejgamberin se kë duhet me dashtë më shumë, ka thënë nënën. Pejgamberi ka thënë se ai që i ka një vajzë, dy ose tri që i shkollon, i marton dhe i rehaton e ka xhenetin, por s’ka thënë për tre djem, ka thënë për tri vajza”, ka thënë ai.

Më tutje, hoxha Mjekiqi ka thënë se burri nuk ka të drejtë që t’ia marrë pagën gruas.

 “Momenti që the që gruaja jote është në punë dhe ti je në punë. Nuk ki të drejtë në Islam, as Kuran, as hoxhë nuk guxojnë me të dhënë të drejtë asnjë cent me ja hëngër gruas sate prej rrogës së vet sepse është e drejtë e saj e jo e jotja. Nuk ki të drejtë islame. Me ja marr rrogën me zor e ki të ndalume. Me i thënë gruas paret le të shkojnë në konton time është haram. Allahu ka thënë që burri duhet me shpenzu për gruan edhe pse e ka rrogën”, tha ai. /

Share This Article