Imazhe të reja nga sateliti të siguruara nga CNN zbulojnë se Koreja e Veriut tash vonë ka ndërmarrë hapa për të fshehur një objekt që agjencitë e inteligjencës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës besojnë se po përdoren për të ruajtur armë nukleare.
Imazhet e kapura nga Maxar më 1 shkurt dhe të analizuara nga ekspertë në Institutin Middlebury, tregojnë se Koreja e Veriut ka ndërtuar struktura të reja në zonën e saj në Yongdoktong gjatë 2020-s. Ekspertët thonë se kjo është një përpjekje për të bërë hyrje nëntokësore në formë tunelesh që dërgojnë në objekt ku mbahen armët bërthamore.
“Imazhet të lëshuara nga Maxar tregojnë disa hyrje të tunelit gjatë dhjetorit 2018 dhe një strukturë që duket si ndërtesë, në shkurt të 2021-s”, thotë profesori Jeffrey Leëis.
Yongdoktong më herët është identifikuar nga inteligjenca amerikane si objekt i dyshimtë i Koresë së Veriut i armëve bërthamore dhe ende besohet që është përdorur për atë qëllim, i ka thënë CNN-it një zyrtar nga inteligjenca e SHBA-së.
Imazhet satelitore riafirmojnë atë që tashmë është ditur nga zyrtarë të sigurisë në SHBA dhe ekspertë: Koreja e Veriut vazhdon të zhvillojë armë bërthamore në zona rreth vendit.
Ndërtimet e reja në atë zonë sigurisht se do marrin vëmendjen e agjencive të inteligjencës amerikane derisa ato me kujdes monitorojnë zona që dyshohet të jenë pjesë e programit të armëve bërthamore të Pyongyand, sipas dy ish-zyrtarëve.
![](https://www.koha.net/uploads/images/2021/March/02/auto_210301174442-01-yongdoktong-nk-satellite-images-exlarge-1691614709503.jpg)
![](https://www.koha.net/uploads/images/2021/March/02/auto_210301174442-01-yongdoktong-nk-satellite-images-exlarge-1691614709503.jpg)