Pamjet e fundit satelitore tregojnë një anije ushtarake ruse që është përmbytur pranë ishullit Zmiinyi (gjarpri), i cili u pushtua nga forcat ruse në fillim të agresionit dhe është bërë një fushëbetejë me vlerë strategjike pasi ka qasje në Detin e Zi.
Imazhet e publikuara nga Maxar Technologies tregojnë pasojat e atyre që tha se ishin sulme të mundshme me raketa ndaj një anijeje ruse të klasit Serna, raporton bbc.
Ai gjithashtu shfaqi dëmtimet e fundit të ndërtesave të banimit në ishull, i cili u bë i famshëm për replikat mes ushtarëve ukrainas dhe rus.
Ndërkohë, dje një anije logjistike e marinës ruse, Vsevolod Bobrov, mori flakë pasi u dëmtua nga ushtria ukrainase në Detin e Zi pranë ishullit të “gjarpërinjve”.
Ndryshe, ushtria ukrainase kohë më parë ka arritur ta shkatërrojë luftanijen kryesore ruse në Detin e Zi, Moskva, e cila u fundos pas sulmeve me raketa.