Imazhi i Bebe Rexhës po keqpërdoret në faqet e filmave për të rritur, në videot e homoseksualëve

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, së fundmi kritikoi faktin se në TikTok ishte shfaqur si sugjerim një kërkim i shpeshtë i bërë nga fansat lidhur me peshën e saj.

Në një kritikë të adresuar në Twitter, 33-vjeçarja ka shkruar se nuk shqetësohet nga kjo, pasi është e vetëdijshme që ka shtuar shumë në peshë, ndërsa ka falënderuar ata që e duan pavarësisht dukjes së saj.

Mirëpo një fans tjetër ia ka bërë të qartë këngëtares së hitit “I’m a mess” se disa persona të paautorizuar po përdorin imazhin e saj edhe për reklama në faqet e filmave për të rritur.

Në fotografi mund të shihet një fotografi e Bebe Rexhës origjinale dhe një tjetër e bërë me ‘photoshop’ ku reklamohet një program dobësimi.

 “Ata po të përdorin ty në reklama gjithashtu”, kishte shkruar përdoruesi i Twitterit, i cili gjithashtu kishte shfaqur një fotografi ku tregonte se reklama në fjalë i kishte dalë në një video pornografike të homoseksualëve.

 “Kjo thjesht më bëri lëmsh”, shkroi Bebe Rexha me të parë këtë postim nga fansi, të cilin më pas e ndau me miliona ndjekës të saj në Twitter.

Rexha përndryshe po përgatitet që më 28 prill të publikojë albumin e saj më të ri, njëherësh të tretin në karrierën e saj të titulluar “Bebe”.

Share This Article