Imer Deliu rrëfen momentet kur kishte gjetur trupat e familjes së tij të vrarë nga forcat e armikut

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Imer Deliu, nga Abria e Epërme e Drenasit, të cilit serbët gjatë luftës ia kanë vrarë tre fëmijë dhe anëtarët tjerë të familjes, ka folur për jetën dhe familjen e tij.

Ai në Frontal në T7, në Ditën e Konventës për të Drejtat e Fëmijëve, ka folur për masakrën e Abrisë, ku forcat e armikut i kanë vrarë 9 fëmijë të kësaj familje nën moshën 16 vjeçare.

Deliu ka rikujtuar tërë ngjarjen e tmerrshme se si ka ndodhur atë ditë, i cili thotë se të moshuarit janë vrarë me armë të ftohta, ndërsa gratë dhe fëmija janë vrarë më granata dore.

I pyetur se a do të vepronte njëjtë me një familje serbe nëse do ta takonte gjatë luftës, Imeri që ka qenë pjesë e UÇK-së, ka dhënë një përgjigje interesante.

“Si traditë shqiptare që e kem sa herë takojmë fëmijë kem dëshirë më i përvesu fëmijë dhe ju japim bombona. Të njëjtën e kisha ba me të. Do të kisha lakmu që çfarëdo fëmije, që me gjestet e mija të jam i dashtun me të”, ka thënë Deliu.

Deliu tregon se i vetmi kujtim që i kishte mbetur, ishte një orë që e kishte pasur në dorë djali i tij Jetoni, por edhe ajo i është djegur gjatë kohës së luftës, pasi i kishte në një veturë, e cila ishte djegur nga forcat e armikut.

Ai po ashtu ka rrëfyer përjetimin e rëndë që kishte pasur në momentet kur kishte gjetur trupat e anëtarëve të familjes së tij.

Share This Article