Immobile i mungon Italisë në ndeshjen vendimtare

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sulmuesi i njohur, Ciro Immobile do t’i mungoj Italisë në ndeshjen vendimtare ndaj Zvicrës, është bërë e ditur të martën mbrëma. Immobile ka pësuar lëndim të pulpës dhe në vend të tij është ftuar Gianluca Scamacca.

Italia e Zvicra takohen të premten në Romë. Ndeshja është vendimtare për kualifikim në Botërorin e vitit të ardhshëm. Italia e Zvicra i kanë nga 14 pikë në grupin C të kualifikimeve.

Më 15 nëntor, Italia është mysafire e Irlandës së Veriut, ndërsa Zvicra e pret Bullgarinë. Kështu që fituesi i ndeshjes në Romë me shumë mundësi do të kualifikohet direkt në Botëror. Ndërkohë humbësi shkon në plejof. Immobile është pritur të startojë në vijën e parë të sulmit në formacionin 4-3-3 të Roberto Mancinit. Por ai ka pasur telashe në pulp dhe nuk do të jetë në dispozicion. Ai ka lëshuar qendrën stërvitore pas testimeve të bëra për lëndimin muskulor. I veçuar ka ushtruar Nicolo Barella, pas një lëndimi që e pësoi në fundjavë.

Share This Article