E diela ka rezultuar e frikshme për Ciro Immobilen. Sulmuesi i Lazios u përfshi në një aksident me tramvajn në Romë, me makinën e tij që u shkatërrua plotësisht.
Futbollisti italian nën drejtimin e një automjeti tip “Land Rover Defender” nuk ka pësuar dëmtime të rënda, teksa në spital gjenden dy vajzat e tij, të cilët ndodheshin në makinë me Immobile.
“Kam pak dhimbje në krah. Tramvaji kaloi me semafor të kuq” tha shkurtimisht Immobile për mediat italiane, i cili më pas u dërgua në spital për kontrolle të mëtejshme.
Sipas dyshimeve të para, tramvaj me numër 19 po kalonte në udhën që ligj dy lagje të kryeqytetit italian, shumë pak kilometra nga stadiumi “Olimpiko”, kur u përplas me makinën e Immobile.
Përplasja e forte ka bërë që mjeti të dilte nga shinat, teksa raportohet se deri më tani janë shtatë persona që po marrin ndihmë mjekësore në spital.