Kisha katolike ka reaguar ndaj vendimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve që vendosi një ditë më parë zgjerimin e fashës së ndalimit të lëvizjes nga ora 8 e gjysmë e mbrëmjes deri në orën 6 të mëngjesit. Me anë të një letre drejtuar Komitetit Kisha kërkoi të rishikohej kufizimi pasi aktivitetet e planifikuara do zhvilloheshin sipas rregullave anti-Covid.
I ftuar në një intervistë për Ora News, Imzot George Frendo u shpreh se Kisha Katolike nuk është kundër izolimit por kundër mënyrës sesi u morën këto masa.
“Kisha Katolike nuk është kundër izolimit por mënyrës sesi janë marrë këto masat e fundit. Nuk jam unë që kam dërguar këtë letër. Një ditë më përpara të dielën në të gjitha kishat kemi njoftuar popullin që mesha e krishtlindjes do të bëhet në orën 8. Dhe të hënën del ky vendim. Ne na erdhi keq se Kisha Katolike është e vetmja kishë që kremton krishtlindjen natën. Ne do ta bëjmë meshën në orën 18:00 por nuk quhet orar nate. Nuk është marrë një mendim nga ana jonë. Ne nuk jemi kundër masave se kërkojmë të mirën e popullit. Më shumë për mënyrën si është bërë. Zonja Rakacollii ka dhënë një përgjigje dhe ka thënë që nuk ishte vendimi nuk ishte diskriminim për Kishën Katolike.
Imzot George Frendo tha se do të kremtohet një meshë tjetër në orën 16:00 sipas të gjithë protokollit të sigurisë për ruajtjen nga Covid 19″, tha Imzot George Frendo.