ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Gruaja që është bërë një “atraksion turistik”, 94-vjeçarja ruan traditën shekullore të Scannos 8 hours ago
Babilonia midis madhështisë së lashtë dhe neglizhencës moderne 8 hours ago
Portugalia do të njohë Palestinën të dielën, përpara asamblesë së OKB 8 hours ago
Sulm kibernetik në aeroportet europiane, vonesa dhe anulime fluturimesh 8 hours ago
Manchester United, Amorim: As Papa nuk do të më ndryshonte idetë 8 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Imzot Giorgio Demetro Gallaro nderohet me titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”

albnews by albnews
5 November, 2021
in Albania
0
Imzot Giorgio Demetro Gallaro nderohet me titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Presidenti Ilir Meta vlerësoi me titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” Eparkun e Horës së Arbëreshëvet (Piana Degli Albanesi), Imzot Giorgio Demetro Gallaro.

Kreu i Shtetit i akordoi këtë vlerësim me motivacionin: “Me mirënjohje të thellë për veprimtarinë e çmuar dhe të pakursyer në mbështetje të bashkësisë arbëreshe në Siçili. Për përpjekjet e tij të pareshtura në ruajtjen dhe përcjelljen e riteve dhe të traditave kishtare në gjuhën arbëreshe”.

RelatedPosts

Ish-ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, i jep fund karrierës diplomatike

Rama: “Diella” do lindë fëmijë në maternitetin e AI, i duhen bashkëpunëtorë

Konsumuan karamele me kanabis, ja si paraqitet gjendja e 3 motrave të mitura në Korçë

Pasi vizitoi selinë e Kryepeshkopit të Kishës Bizantine Italo-Shqiptare në Siçili, në Eparkinë e Horës së Arbëreshëve, që u themelua më 30 gusht të vitit 1488 nga një grup arbërish nga Himara, Presidenti iu drejtua të pranishmëve të mbledhur në Kishën e Shën Dhimitrit.

“Jam i lumtur të ndodhem këtu mes jush, në Eparkinë e  Horës së Arbëreshëve, në kishën e Shën Dhimitrit dhe të takohem me komunitetin tuaj të mrekullueshëm. Një komunitet me vlera të rralla historike, më i madhi i pesë komuniteteve në krahinën e Palermos”, tha Meta.

“Prej shekujsh, komuniteti i Hora e Arbëreshëvet, bashkë me fshatrat e tjerë arbëreshë në Siçili e në Italinë e Jugut, kanë shërbyer si mbartësit e një trashëgimie shumë të rëndësishme për kombin tonë, duke ruajtur me krenari, dashuri dhe fanatizëm gjuhën, kostumet, ritet, traditat dhe besimin, të sjella nga mëmëdheu i tyre, Arbëria”, u shpreh Meta.

Meta tha se, “kjo vizitë përbën një kënaqësi të shumëfishtë për mua, pasi është hera e parë që një President i Republikës së Shqipërisë, bën një vizitë zyrtare në komunitetin arbëresh të Siçilisë”.

Por, shtoi Meta, “mbi të gjitha, dua t’ju shpreh se ndihem gjithmonë krenar dhe i lumtur kur takohem me arbëreshët, komunitetin e larguar nga atdheu pas vdekjes së Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Atë komunitet që mbajti gjallë identitetin kombëtar, për më shumë se 550 vitesh”.

“Urat historike dhe kulturore midis arbëreshëve dhe tokës mëmë nuk u rrënuan kurrë, as në momentet më të vështira të historisë sonë.  Dhe fjalë si arbër, arbëresh, Arbëri janë ruajtur dhe rrojnë sot prej arbëreshëve”, theksoi Meta.

“Në rastin e 500-vjetorit të themelimit të Horës së Arbëreshëve, poeti ynë i shquar Dritëro Agollit, në fjalën e tij tha: ‘Arbëreshët janë bijtë tanë pasi nëna e tyre është Shqipëria. Për sa u përket zakoneve, riteve, trashëgimisë kulturore e materiale dhe gjuhës, janë edhe pararendësit tanë, sepse na japin mundësinë të njohim mënyrën e jetesës së shqiptarëve në Shqipërinë e shekullit të 15-të”, u shpreh Meta.

Ne, theksoi Meta, “u jemi shumë mirënjohës arbëreshëve edhe për faktin se ruajtën me shumë dashuri figurën e Skënderbeut, dhe po me aq dashuri e kthyen atë sërish gjatë periudhës së Rilindjes Kombëtare Shqiptare duke e bërë atë figurën e bashkimit të gjithë kombit tonë. U jemi mirënjohës për figura të shquara të letërsisë sonë si Jeronim De Rada, Gavril Dara dhe Zef Serembe, e shumë figura të tjera të ndritura”.

“Që prej gjysmës së parë të shekullit të 19-të, projekti i parë i Rilindjes Shqiptare, i cili ishte një projekt thellësisht evropian, u formulua nga figurat e komunitetit arbëresh. I jemi mirënjohës edhe Kishës Italo-Arbëreshe, e cila është dalluar në historinë e saj të gjatë dhe martire në udhëheqjen shpirtërore dhe njerëzore të komunitetit arbëresh përgjatë gjashtë shekujve”, tha Meta.

“Komuniteti arbëresh mbetet sot ruajtësi i vetëm i gjuhës, që Skënderbeu dhe bashkëluftëtarët e tij folën gjashtë shekuj më parë.  Ky është një thesar i madh për kombin tonë, për Italinë dhe për trashëgiminë europiane dhe botërore. Ndaj edhe ruajtja e traditave, dhe veçanërisht ruajta e gjuhës arbëreshe del sot si një detyrë parësore që kërkon kontributin e të gjithëve”, tha Meta.

“Komuniteti arbëresh, kjo pasuri e çmuar që lidh edhe më fort dy popujt tanë, meriton më shumë përkushtim dhe kontribut nga të dy anët e Adriatikut, për të arritur regjistrimin e trashëgimisë arbëreshe në UNESCO. Duhet të kemi një vëmendje më të madhe ndaj komunitetit arbëresh të Italisë, për të lidhur më ngushtë brezat e rinj të një gjaku, të frenojmë fenomenin e humbjes së gjuhës së folur arbëreshe, veçanërisht në brezat e rinj”, tha Meta.

Gjithashtu, shtoi Meta, “arbëreshët janë një shembull i gjallë i marrëdhënies së shkëlqyer midis Shqipërisë dhe Italisë, midis dy popujve tanë, të cilët kanë një urë lidhëse kaq të çmuar, si komuniteti arbëresh, që na bën krenarë dhe e forcon edhe më shumë lidhjen tonë shekullore”./ATSH/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Gruaja që është bërë një “atraksion turistik”, 94-vjeçarja ruan traditën shekullore të Scannos

Gruaja që është bërë një “atraksion turistik”, 94-vjeçarja ruan traditën shekullore të Scannos

20 September, 2025
Babilonia midis madhështisë së lashtë dhe neglizhencës moderne

Babilonia midis madhështisë së lashtë dhe neglizhencës moderne

20 September, 2025
Portugalia do të njohë Palestinën të dielën, përpara asamblesë së OKB

Portugalia do të njohë Palestinën të dielën, përpara asamblesë së OKB

20 September, 2025
Sulm kibernetik në aeroportet europiane, vonesa dhe anulime fluturimesh

Sulm kibernetik në aeroportet europiane, vonesa dhe anulime fluturimesh

20 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result