Ina Zhupa nxjerr dokumentet: Koncesioni i Butrintit, ligj i qepur me porosi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Deputetja e PD-së, Ina Zhupa ka denoncuar se Koncesioni i Butrintit, është një ligj “i qepur” me porosi dhe klientelist.

Zhupa ka publikuar disa dokumente ku sipas saj, “Qeveria e pranon me shkrim se ligji është pa rregulla dhe antikushtetues”.

“Qeveria e studion me ‘shumë vëmendje’ këtë Plan Menaxhimi, ku AADF i thotë se ka shumë probleme, e miraton me vendim, dhe bën një ligj specifik, që më pas këtë pasuri botërore ta marrë, po vetë AADF me koncesion, por nëpërmjet krijimit të Fondacionit për Mbrojtjen e Butrintit”, shprehet ajo.

Deputetja Zhupa theksoi se “AADF, një strukturë jo shtetërore, bën planin e menaxhimit të Butrintit, evidenton ‘problemet e rënda’ dhe propozon si zgjidhje që ta marri vet me koncesion dhe në fund kjo ndodh”.

Ajo shtoi se kjo është situata më flagrante ku konflikti i interesit, papajtueshmëria dhe subjektivizmi, në parapërgatitjen e situatës për dhënien me koncesion të Butrinit, është shumë evidente, e dukshme.

Share This Article