Inagurimi i Kolegjit të Evropës në Tiranë, Presidenti Michel: Shqipëria një dritare për të ardhmen tonë Evropiane

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i Këshillit të Europës, Charles Michel, në përurimin e Kolegjit Europian në Tiranë, u shpreh se Shqipëria është një dritare për të ardhmen Europiane.

Presidenti Michel u shopreh më tej se ky kampus do ta ndihmoj Shqipërinë  të përgatitet për Evropën, e për ta sjellë rajonin më pranë Evropës dhe Evropën më pranë rajonit

“Kur hodhët këtë ide mendova se do duhet kohë që kjo gjë të bëhet realitet, por ja ku jemi. Ju falënderoj për këtë që keni bërë të mundur.

Momentin kur ndodh ky përurim është simbolik. Në 1992 i krijua dega e Natolinin në Poloni për Kolegjin e Evropës. Tashmë kemi një degë tjetër të kolegjit të Evropës, në momentin ku Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor po bëhen gati për të ardhmen e tyre në BE.

Shqipëria është një dritare për të ardhmen tone evropiane, dhe të gjitha gjëra e mira që do ndodhin për Shqipërinë e rajonin. Ky kampus do ju ndihmoj të përgatiteni për Evropën. E për ta sjellë rajonin më pranë Evropës dhe Evropën më pranë rajonit. Kolegji i Evropës do jete një frymëzimi për breza të rinjsh nga e gjithë bota, për të bërë më të mirën e tyre. Kolegji i Evropës është më i rëndësishme për të gjithë ata që punojnë në BE”, u shpreh ai.

Share This Article