ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Putin: Jemi gati të shqyrtojmë sigurinë gjatë zgjedhjeve në Ukrainë 5 hours ago
Gjysma e shqiptarëve jashtë/ Të dhënat e Instat, 2.2 milionë jetojnë jashtë territorit, pjesa më e madhe të rinj 10 hours ago
Benet Beci paraqitet në ambientet e SPAK 13 hours ago
Bardhi: PS kërkon ta shtyjë imunitetin e Ballukut deri në shkurt! Deri atëherë, Belinda e ka ngrënë bakllavanë edhe dëshmitarët 13 hours ago
U arratis nga burgu duke përdorur çarçafët, policia franceze kap 19-vjeçarin 13 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Inaugurimi i Bidenit, masa të pashembullta sigurie dhe një shkëputje nga tradita

albnews by albnews
19 January, 2021
in Bota
0
Inaugurimi i Bidenit, masa të pashembullta sigurie dhe një shkëputje nga tradita
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Zyrtarët e sigurisë në Shtetet e Bashkuara thonë se po marrin të gjitha masat paraprake për të mbrojtur nga një sulm i mundshëm gjatë inaugurimit presidentin e zgjedhur Joe Biden të mërkurën në shkallët e Capitolit të SHBA, përfshirë kontrollin e sigurisë nga FBI-ja me 25.000 anëtarë të Gardës Kombëtare të dislokuar në Uashington për ceremoninë.

“Megjithëse nuk kemi informacione zbulimi për ndonjë kërcënim të brendshëm, ne nuk po lëmë asnjë gur pa kthyer për të siguruar kryeqytetin”, tha në një deklaratë sekretari në detyrë i Mbrojtjes Christopher Miller.

RelatedPosts

U arratis nga burgu duke përdorur çarçafët, policia franceze kap 19-vjeçarin

Ushtria amerikane godet dy anije të tjera në Paqësor, humbin jetën 5 persona

Çudira në aeroport/ E moshuara ndërron jetë pak minuta para fluturimit, familjarët tentuan ta “maskonin” si të gjallë: Po fle gjumë

Ai tha se trupave po u bëhet trajnim shtesë ndërsa mbërrijnë në Uashington dhe u është thënë se “nëse shohin ose dëgjojnë diçka që nuk është e përshtatshme, t’ia raportojnë atë eprorëve të tyre në zinxhirin e komandës”.

Raportet e zbulimit amerikan kanë lënë të kuptohet që disa protestues që besojnë se presidenti në largim Donald Trump u privua nga rizgjedhja për shkak të mashtrimeve me votat, mund të përpiqen të prishin ceremoninë e betimit dhe inaugurimin e Bidenit.

Vendi ku do të bëhet inaugurimi është i rrethuar me gardh të lartë të mbuluar me tela me gjemba, mes masave të pashembullta të sigurisë, që nuk janë parë në inaugurimet e kaluara.

Siguria është më në qendër se zakonisht, ndërsa inaugurimi vjen dy javë pasi mijëra mbështetës të Trumpit sulmuan Capitolin pasi ai i nxiti ata të marshonin drejt ndërtesës, ndërsa ligjvënësit ishin mbledhur për të konfirmuar fitoren e Bidenit.

Dy ditë para marrjes së pushtetit, Bideni dhe gruaja e tij, Jill Biden, kaluan një pjesë të së hënës duke bërë punë vullnetare në një bankë ushqimore, në qytetin e madh lindor të Filadelfias në Pensilvani. Ata e bënë një gjë të tillë në Ditën Kombëtare të Shërbimit që përkujton festën vjetore që nderon udhëheqësin e të drejtave civile, Martin Luther King Jr.

Në Uashington, grupet ushtarake dhe muzikore marshuan përpara Shtëpisë së Bardhë, duke bërë prova për paradën inauguruese të Bidenit, megjithëse aktiviteti është reduktuar ndjeshëm krahasuar me inaugurimet e mëparshme për shkak të numrit në rritje të rasteve të koronavirusit në SHBA.

Pjesa më e madhe e kremtimit të inaugurimit të Bidenit do të zhvillohet virtualisht, me grupe dhe bende muzikore që do të interpretojnë nga të 50 shtetet e SHBA-së.

Ndërsa mbërrijnë në Uashington të martën nga shtëpia e tyre në shtetin lindor të Deluer, Joe dhe Jill Biden, si edhe nënpresidentja e zgjedhur Kamala Harris dhe bashkëshorti i saj, Douglas Emhoff, planifikojnë të ndezin 400 drita pranë memorialit Lincoln, për të nderuar gati 400,000 amerikanët që kanë vdekur në pandeminë e koronavirusit.

Zona e afërt përreth Capitolit, ku Bideni dhe Harris do të bëjnë betimin, është kthyer praktikisht në një fortesë të blinduar.

Autoritetet kanë mbyllur gjithashtu Shëtitoren Kombëtare si edhe rrugët dhe disa stacione metroje në qendrën e Uashingtonit. Urat që lidhin Virxhinian me Uashingtonin gjithashtu po mbyllen. Mijëra trupa të Gardës Kombëtare dhe oficerë të rendit janë vendosur në të gjithë zonën për të marrë masat ndaj ndonjë dhune të mundshme.

Me gjithë shqetësimet e shtuara të sigurisë, Bideni planifikon ta bëjë ceremoninë e inaugurimit në vendin tradicional.

“Plani ynë dhe pritshmëria jonë është që Presidenti i zgjedhur Biden të vërë dorën në Bibël me familjen e tij jashtë në anën perëndimore të Capitolit në datën 20”, tha Kate Bedingfield, drejtoresha e ardhshme e komunikimeve e Bidenit, në një intervistë me emisionin “This Week”, të televizionit ABC të dielën.

Ajo tha se ekipi i Bidenit ka “besim të plotë në Shërbimin Sekret të Shteteve të Bashkuara dhe partnerët e tyre të cilët kanë punuar për më shumë se një vit në planifikimin e një inaugurimi të sigurt.”

Presidenti Trump ka refuzuar të pranojë humbjen ose të urojë Bidenit, megjithëse e pranon se do të ketë një “administratë të re” të mërkurën.

Trump, duke injoruar 160 vjet të traditës amerikane të një presidenti në largim që merr pjesë në ceremoninë e betimit të pasardhësit të tij për të demonstruar një transferim paqësor të pushtetit, ka njoftuar se ai planifikon të mos marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit. Nënpresidenti Mike Pence po planifikon të marrë pjesë.

Trumpi po planifikon të largohet nga Uashingtoni të mërkurën në mëngjes me një ceremoni me tapet të kuq, ndërsa shkon drejt avionit presidencial Air Force One për të shkuar në rezidencën e tij në Florida.

Plani i presidentit Trump ka shkaktuar kritika, përfshirë nga një grup prej pesë anëtarësh demokratë të Dhomës së Përfaqësuesve, të cilët në një letër të shtunën drejtuar sekretarit në detyrë të mbrojtjes, Miller dhe Kreut të Shtatmadhorisë Mark Milley i kërkoi Pentagonit të mos vënë në dispozicion asnjë nga burimet e mbrojtjes për atë që ata e quajtën “ceremonia përçarëse e ikjes për presidentin në largim”.

“Veprimi i propozuar është i pamenduar, jokonvencional dhe çka është më e rëndësishmja, e vë sigurinë kombëtare pa nevojë në rrezik duke zhvendosur personelin dhe burimet thelbësore nga mbrojtja e Capitolit të Shteteve të Bashkuara, ku do të përfaqësohen të gjitha institucionet e qeverisë, për të garantuar sigurinë, mbrojtjen dhe transportin e presidentit në largim”, shkruan ligjvënësit.

Dhoma e Përfaqësuesve javën e kaluar ngriti akuza për herë të dytë për shkarkimin e Trumpit, këtë radhë për nxitje të rebelimit dhe gjyqi i tij në Senat do të fillojë menjëherë pas inaugurimit të Bidenit. Nëse shpallet fajtor, Trump, presidenti i parë amerikan mbi të cilin ngrihen dy herë akuza për shkarkim, mund të ndalohet të ketë post federal.

Megjithatë para se të largohet nga detyra, presidenti Trump pritet të bëjë dhjetëra falje dhe shkurtime dënimesh, ndoshta për mbështetësit e tij kryesorë të dënuar për krime ose që përballen me gjykime.

Persona që kanë dijeni për këtë çështje thanë se Trumpi u takua të dielën me këshilltarët e tij për të finalizuar një listë me më shumë se 100 falje që t’i bëjë publike përpara se t’i mbarojë mandati. Këshilltarët e Shtëpisë së Bardhë kanë thënë se Trumpi ka diskutuar mundësinë e faljes paraprake të tij dhe anëtarëve të tjerë të familjes, asnjëri prej të cilëve nuk është akuzuar për ndonjë krim, por që tani nuk pritet ta bëjë një gjë të tillë.

Bedingfield tha të dielën se Bideni po planifikon të paraqesë një vizion “pozitiv, optimist” për vendin në fjalimin e tij inaugurues dhe “të përpiqet të lërë pas përçarjen dhe urrejtjen e katër viteve të fundit” nën Trumpin.

“Mendoj se këtë duan amerikanët në të gjithë vendin”, tha Bedingfield. “Ata duan një qeveri që të rikthejë vëmendjen tek ajo që duhet bërë dhe që t’i ndihmojë në jetën e tyre të përditshme”.

Pasi të marrë detyrën, Bideni ka në plan të përmbysë shpejt politikat e shumta të Trumpit.

Shefi i ardhshëm i kabinetit i Shtëpisë së Bardhë, Ron Klain, tha të shtunën në mbrëmje se Bideni “po e merr presidencën në një moment krize të thellë për vendin. Ne po përballemi me katër kriza paralele dhe të ndërlikuara: kriza e COVID-19-së, kriza ekonomike si rezultat i pandemisë, kriza e klimës dhe një krizë e pabarazisë racore”./VOA/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Putin: Jemi gati të shqyrtojmë sigurinë gjatë zgjedhjeve në Ukrainë

Putin: Jemi gati të shqyrtojmë sigurinë gjatë zgjedhjeve në Ukrainë

20 December, 2025
Gjysma e shqiptarëve jashtë/ Të dhënat e Instat, 2.2 milionë jetojnë jashtë territorit, pjesa më e madhe të rinj

Gjysma e shqiptarëve jashtë/ Të dhënat e Instat, 2.2 milionë jetojnë jashtë territorit, pjesa më e madhe të rinj

19 December, 2025
Benet Beci paraqitet në ambientet e SPAK

Benet Beci paraqitet në ambientet e SPAK

19 December, 2025
Bardhi: PS kërkon ta shtyjë imunitetin e Ballukut deri në shkurt! Deri atëherë, Belinda e ka ngrënë bakllavanë edhe dëshmitarët

Bardhi: PS kërkon ta shtyjë imunitetin e Ballukut deri në shkurt! Deri atëherë, Belinda e ka ngrënë bakllavanë edhe dëshmitarët

19 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result