Inaugurohet autostrada “Arbën Xhaferi”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sot është bërë inaugurimi i autostradës “Arbën Xhaferi”, Prishtinë-Hani i Elezit.

Në ceremoninë e inaugurimit morrën pjesë liderët e Kosovës, Madedonië së Veriut, Malit të Zi dhe mysafirë të tjerë nga vendi dhe rajoni.

Autostrada “Arbën Xhaferi” ka urën që është më e larta dhe më e gjata në Ballkan dhe që u jep mundësi qytetarëve që të shohin edhe bukuritë që i ka Gryka e Kaçanikut dhe lumi Lepenc deri në Han të Elezit.

Përgjatë Grykës së Kaçanikut e deri në Han të Elezit, autostrada është urë gjigante që i kanë dhënë pamje të veçantë.

Autostrada “Arbën Xhaferi” i ka kushtuar buxhetit të Kosovës mbi 650 milionë euro.

Ura mbi Lepenc në Grykë të Kaçanikut është rreth 7 kilometra dhe konsiderohet se është ura më e gjatë në rajonin ballkanik.

Share This Article