Inceneratorët, Berisha: Vjedhje klasike me në krye Edi Ramën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-kryeministri Sali Berisha, nga foltorja e Kuvendit, deklaroi se “afera e inceneratorëve është më klasikja e një vjedhjeje, e cila ka një zinxhir hajnash”, me në krye kryeministrin Edi Rama.

“Është tragjike që në Parlament po përdoret në mënyrën më të papranueshme korrupsioni si mburojë. Ky Parlament po degradon çdo ditë e më shumë. Afera e inceneratorëve është më klasikja e një vjedhjeje, e cila ka një zinxhir hajnash, por kryehajn është Rama”, tha Berisha.

“Dhe kjo jo se unë e konsideroj atë njeriun më të rrezikshëm për vendin, por sepse ai është arkitekt i kësaj afere, ndër më të turpshmet dhe kriminalet në historinë e këtij vendi”, shtoi ish-kryeministri.

Sipas Berishës, hetimi parlamentar dhe ai i SPAK-ut po “përpiqen që të varrosin çështjen”.

“Ju sjellin para syve Gugalle e Zoto, për të mbuluar hajdutët e vërtetë. Asnjë qindarkë nuk lëvizte dot pa miratimin e Edi Ramës. Kjo është aferë monstruoze, që do të zgjidhet vetëm nga qytetarët. Ndaj, u bëj thirrje atyre që të përgatitemi për protestat më të fuqishme, për të shpartalluar këtë përpjekje djallëzore për të mbuluar aferën më të madhe të zbuluar deri tani”, u shpreh Berisha.

Share This Article