Albania
Inceneratorët fantazëm rrisin sasinë e mbetjeve urbane në vend
Kapacitetet e përpunimit dhe menaxhimit të mbetjeve po përkeqësohen nga viti në vit, teksa të dhënat zyrtare tregojnë se depozitimi në landfille është mjeti kryesor i menaxhimit.
Të dhënat e sotshme të INSTAT tregojnë se sasia e mbetjeve urbane në vend ka ardhur duke u rritur gjatë tre viteve të fundit, ndërkohë që kapacitetet e përpunimit dhe riciklimit mbeten të kufizuara, duke nxjerrë në pah rolin e dobët të incineratorëve.
Në vitin 2024, në Shqipëri janë menaxhuar gjithsej 862.241 tonë mbetje, me një rritje prej 2,14% krahasuar me vitin 2023.
Çdo banor gjeneroi mesatarisht 360 kg mbetje në vit. Mbetjet për banor janë rritur me 9 kg gjatë 2 viteve të fundit (nga 351 kg në 2023 në 360 kg në 2024).
Riciklimi i mbetjeve ka mbetur pothuajse i pandryshuar, ndërsa depozitimi në landfille vazhdon të dominojë si metoda kryesore.
Përbërja e mbetjeve urbane ka ruajtur të njëjtën strukturë ndër vite, me rritje të lehtë të plastikës dhe metaleve. 89,5% e mbetjeve janë mbetje familjare dhe te ngjashme me to (771 mijë tonë).
Mbetjet organike përbëjnë më shumë se gjysmën e totalit (57,3%), ndërsa plastika dhe letra/kartoni janë kategoritë pasuese (rreth 9–10% secila).
76,3% e mbetjeve u depozituan në landfille, teksa vetëm 18,8% e mbetjeve u ricikluan. Të dhënat tregojnë se vetëm 4,9% u dogjën për energji. Raportimet tregojnë se hedhjet jashtë landfillit janë reduktuar ndjeshëm, duke mbetur vetëm në 0,02% të totalit.
Sipas të dhënave zyrtare, në vitin 2022 u menaxhuan rreth 820 mijë tonë mbetje, ndërsa në vitin 2023 kjo shifër u rrit në 844 mijë tonë dhe në 322 kg në 2024. Edhe mbetjet jo urbane shënuan rritje graduale, nga 34 kg në 2022 në 38 kg për banor në 2024.
Të dhënat tregojnë qartë se prodhimi i mbetjeve urbane po rritet më shpejt se kapaciteti për menaxhimin e tyre. Ndërtimi i incineratorëve do të duhej të ulte gradualisht këto shifra duke garantuar trajtimin e mbetjeve dhe reduktimin e volumit që shkon në landfille. Por rritja e pandërprerë e treguesve tregon se inceneratorët nuk e kryen funksionin e tyre, por nga ana tjetër dogjën qindra milionë euro nga taksat e shqiptarëve.
Të dhënat e viteve të fundit konfirmojnë një përkeqësim të situatës në menaxhimin e mbetjeve, duke e bërë gjithnjë e më urgjente zbatimin e alternativave si ndarja në burim, riciklimi real dhe përdorimi i teknologjive efikase për përpunimin e mbetjeve./ Monitor

Albania
Qeveria nderon legjendat, 13 figura të shquara të artit dhe sportit përfitojnë pension të posaçëm
Këshilli i Ministrave ka marrë vendimin për të vlerësuar financiarisht dhe moralisht disa nga emrat më të spikatur të jetës publike në Shqipëri, të cilët kanë lënë gjurmë ndër vite në fushat e artit, kulturës dhe sportit.
Sipas vendimit të fundit të qeverisë, 13 personalitete do të përfitojnë “shtesë pensioni të posaçëm shtetëror”.
Masa e kësaj shtese është përcaktuar të jetë sa dhjetëfishi i pensionit social, një vlerësim maksimal që u bëhet këtyre figurave për kontributin e dhënë.
Në listën e miratuar spikasin emra të mëdhenj të humorit dhe teatrit si Agim Bajko dhe Aishe Stari, apo legjenda të futbollit shqiptar si Agustin Kola i Tiranës dhe Vasillaq Zëri i Flamurtarit.
Lista e plotë e përfituesve:
Agim Bajko – Aktor i njohur i humorit dhe satirës.
Agustin Kola – Ish-futbollist dhe trajner i shquar, ikonë e KF Tiranës.
Aishe Stari – Aktore e njohur, veçanërisht për kontributin në estradën e Durrësit.
Vasillaq Ruci – Legjenda e futbollit vlonjat dhe atij kombëtar.
Nikolin Gurakuqi – Regjisor i njohur operistik.
Shegushe Bebeti – Regjisore dhe figurë e rëndësishme e teatrit të kukullave.
Edera Alibegaj – Ish-basketbolliste e shquar.
Virxhil Karaja – Figurë e njohur e sportit.
Kujtim Vorpsi – Mjeshtër i imazhit/kinematografisë.
Kostandin Shkurti
Kostandin Kamberi- Aktor i njohur i humorit në estradën e Tiranës
Leonard Toska- Peshëngritës
Rapo Tao- Figurë legjendare e futbollit vlonjat
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe është pjesë e përpjekjeve shtetërore për të garantuar një trajtim dinjitoz për ata që kanë ngritur lart emrin e Shqipërisë në skena dhe stadiume.
Albania
Adriatik Lapaj: Vitin e Ri do e hamë në shesh te Kryeministria
Kryetari i Lëvizjes Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, thotë se protesta e tij dhe mbështetësve të tij te Kryeministria, do të vazhdojë edhe në natën e ndërrimit të viteve.
“Krishtlindjet i hëngrëm këtu. Nesër Vitin e Ri, besoj, të jemi mirë me shëndet, do ta konsumojmë këtu dhe unë them që do jemi këtu gjatë dhe do rezistojmë për të dhënë një model proteste qëndrese”, tha Lapaj për A2 CNN.
Sipas tij, ky model do të bindë njerëzit të shtohen edhe më shumë në shesh, pas Vitit të Ri.
“Ata që thoshin “Ku janë numrat?”, ditën e shtunë besoj e morë një mesazh të qartë. Nuk ishin jashtëzakonisht shumë, po ishin shumë në raport me atë që nisi. Të mbledhësh sot 2000 qytetarë të lirë pa i detyruar, pa i marrë me kërcënim, pa i marrë me para, pa u ofruar vende pune dhe t’u ngjallësh shpresën, është një fillim i mirë dhe unë mendoj që ditën e diel do jemi shumë dhe mendoj që kjo që ka nisur do të përkthehet në një reagim të madh popullor në vazhdim përballë këtij regjimi hajdutësh me në krye Edi Ramën”,- është shprehur Lapaj.
Albania
Ngjarja e rëndë në Pogradec, kush është autori i dyshuar i abuzimit të 12-vjeçares në Pogradec, kishte njohje familjare me të miturën
Ky që shihni në foto është autori i dyshuar i abuzimit të 12-vjeçares në Pogradec.
Rushan Selko është identifikuar dhe arrestuar nga policia rreth ngjarjes së rëndë.
Një 12-vjeçare pas një vizite në spitalin e Korçës, ka rezultuar shtatzënë, rreth 22 javëshe.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se e mitura është abuzuar seksualisht me forcë nga një i moshuar me njohje familjare me familjen e të miturës.
Rasti është evidentuar pasi vajza kishte ndryshime fizike, çka detyroi prindërit ta çonin në spital për ekzaminim. Pas vizitës u konfirmua se e mitura ishte shtatzënë.
Mësohet se i moshuari, i dyshuar rreth 70 vjeç, e ka kërcënuar vazhdimisht të miturën për të mos treguar ngjarjen, ndërsa policia ka bërë arrestimin e këtij të fundit.
Aktualisht po kryhen veprimet hetimore dhe po merren në pyetje familjarët, ndërsa vajza ka pranuar ngjarjen në prani të psikologut.
Vajza është nga fshati Piskupat i Pogradecit ndërsa dyshohet se i moshuari e ka përdhunuar në banesën e tij.
-
UK2 days agoFOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli
-
Albania2 days agoU kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
-
Albania4 days agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
Sports2 days agoIsh-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën
-
UK4 days agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Albania2 days agoHetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë
-
Albania10 hours agoIronia e një dosje sekrete në Harvard: Amerikanë mbroni Trashëgiminë Ilire, Shqiptarët pas ’90-s e shkatërruan …
-
Kosova1 day agoKëta janë 10 kandidatët më të votuar në Vetëvendosjes
