Inceneratori i Elbasanit, dënohet me 5.8 vite burg Lefter Koka, shpallet i pafajshëm Alqi Bllako

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka është dënuar me 5.8 vite burg për akuzat lidhur me aferën e inceneratorin e Elbasanit. Ndërkohë është shpallur i pafajshëm dhe është liruar nga akuzat, ish deputeti i PS, Alqi Bllako,  por vijon të mbetet në burg për shkak të akuzave që ka për aferën e inceneratorit të Fierit.

Po ashtu Lefter Koka shpallet i fajshëm për akuzat e korrupsionit pasiv dhe pastrim parash, dhe i pafajshëm për akuzën për shpërdorim detyre.

Ndërkohë Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri jane denuar me nga 6.8 vite burg, ndërsa Stela Gugallja me 4.8 vite burg.

Denimet per inceneratorin e Elbasanit

Lefter Koka 8.6 me gjykim te shkurtuar, 5.8

Klodian Zoto 10 vite burg, gjykim i shkurtuar   6.8

Mirel Mertiti 10 me vite, gjykim i shkurtuar     6.8

Stela Gugallja 7 vite, gjykim i shkurtuar         4.8

Alqi Bllako shpallet i pafajshëm

Pellumb Abeshi 4 vjet, gjykim i shkurtuar       2.8

Bardhyl Cabiri 2 vjet

Jonida Zeqo 4 vjet, gjykim i shkurtuar          2.8

Serafin Papa 1.4 burg

Share This Article