Inceneratori i Tiranës/ Apeli i Posaçëm lë në burg drejtorët e Erion Veliajt, Taulant Tushën dhe Namik Simixhiun

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Apeli i Posaçëm GJKKO-së ka lënë në masën e sigurisë arrest me burg, dy drejtorët e Erion Veliajt në Bashkinë Tiranë, Taulant Tushën dhe Namik Simixhiun. Si Tusha ashtu dhe Simixhiu, akuzohen për aferën e inceneratorit të Tiranës. Ata ankimuan në Apel vendimin e GJKKO-së për masën e sigurisë, por Apeli ka rrëzuar kërkesën e tyre. Seanca gjyqësore ndaj tyre është zhvilluar në datën 30 dhjetor, por nuk është raportuar nga mediat.

Arrestimet e SPAK për Inceneratorin e Tiranës kanë nisur në datën 8 dhjetor të vitit që lamë pas. Në masën e sigurisë arrest me burg u lanë Bledar Karoli, Taulant Tusha, Namik Simixhiu dhe Jetmir Llapaj. Akuza për aferën në Tiranë rëndojnë edhe ndaj ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka dhe ish-sekretarit të tij Alqi Bllako. Në arrest shtëpie janë lënë Alba Thoma, Valbona Ballgjini, Sidita Kopliku, Pëllumb Abeshi, Etleva Kondi dhe Sidita Tola. 

GJKKO ka lënë në burg 5 të arrestuar si Taulant Tusha, Namir Simirxhiu, Bledar Karoli, Lefter Koka dhe Alqi Bllako ndërsa në ‘arrest shtëpie’ janë 7 të tjerë, konkretisht Etleva Kondi, Valbona Ballgjini, Alba Thoma, Sidita Kopliku, Silena Toma, Pëllumb Abeshi dhe Jetmir Llapaj. Ndërkaq, të akuzuarit Erjon Murataj dhe biznesmenët, pronarë të koncesionarit “Integrated Energy B.V SPV” Klodian Zoto e Mirel Mërtiri, janë në kërkim.

Të gjithë të akuzuarit për këtë çështje në GJKKO kanë mohuar akuzat e ngritura nga SPAK. Shumica prej tyre kanë folur vetë në seancë duke pretenduar se kanë kryer vetëm detyrën dhe kanë zbatuar ligjin. SPAK lëshoi 15 urdhër arreste, pas hetimeve të nisura për procedurat e dhënies me koncension për inceneratorin e Tiranës ku të përfshirë rezultojnë zyrtarë dhe ish-zyrtarë të ministrisë së Mjedisit dhe bashkisë së Tiranës.

Share This Article