“Inceneratori, projekt me përparësi i bashkisë Tiranë”, Këlliçi: Veliaj e mori angazhimin pa miratimin e Këshillit Bashkiak

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Belind Këlliçi në një konferencë për mediat në krah të ish-kryeministrit, Sali Berisha, reagoi për aferën e inceneratorit të Tiranës, e cila po zbulohet ditë pas dite.

“Pasi ditën e djeshme ju provuam me shkresa zyrtare shtetërore dhe fakte të pamohueshme, se si ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka i drejtohej ish-ministrave Manjani dhe Felaj, duke u kërkuar përgjigje dhe zgjidhje urgjente për një procedurë antiligjore, pasi me fjalët e vetë ministrit Koka, projekti i inceneratorit të Tiranes ishte një nga përparësitë kryesore të Bashkisë së Tiranë, sot po ju vëmë në dispozicion fakte të reja që tregojnë qartazi se vendimet ne biznesin e inceneratorit të Tiranës merreshin “ma nalt”.

Nga muaji gusht i këtij viti e deri ditën e djeshme, ju kam treguar dhe vendosur në dispozicion, si publikut, por edhe organit të akuzës, aneks-kontratën nr.IX, ku faktohet se Erion Veliaj ishte i vetmi kryetar bashkie që e firmosi një angazhim të tillë, pa miratim të Këshillit Bashkiak.

Ju kam treguar me fakte se si kulla pas Sahatit, Teatri Kombëtar, kompania Arlis-Ndërtim, fitonin privilegje në biznesin e depozitimit të dherave, i udhëhequr nga Erion Veliaj.  Sot, po ju vë në dispozicion një e-mail tjetër që tregon qartazi se si, sipas asaj shprehjes se famshme të Ulsi Manjës, vendimet merreshin “ma nalt”.”, tha ai.

“Inceneratori, projekt me përparësi i bashkisë
“Inceneratori, projekt me përparësi i bashkisë
“Inceneratori, projekt me përparësi i bashkisë
“Inceneratori, projekt me përparësi i bashkisë
“Inceneratori, projekt me përparësi i bashkisë
Share This Article