Pesë persona, përfshirë tre fëmijë të vegjël, janë plagosur pas një “incidenti të rëndë të rendit publik” në Dublin.
Incidenti ndodhi në sheshin Parnell East pak pas orës 13:30 të së enjtes.
Nga të plagosurit, një prej fëmijëve dhe një grua kanë pësuar lëndime të rënda.
Mësohet se kanë qenë kalimtarët ata që kanë ndërhyrë dhe çarmatosën personin që mbante një thikë gjatë incidentit.
Rruga u mbyll dhe rreth zonës u ngrit një kordon, i cili ishte i mbushur me mjete të shërbimit të urgjencës.
Një pjesë e madhe e zonës është shpallur skenë krimi.