Një incident ka ndodhur ditën e sotme në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Vlorës. Mësohet se një i ri, teksa po zhvillohej mbledhja, ka tentuar që të hyjë me forcë në mbledhje.
Banori ka pretenduar se i është prishur banesa, e cila ndodhet në rrugën që lidh Portin e Vlorës me rrugën Transballkaniken. Banori nuk ka marrë dëmshpërblimin për prishjen e banesës së tij për hapjen e projektit që lidh Transballkaniken me Portin.
Në momentin që i riu ka hyrë në mbledhje duke shkaktuar kaos, ka ndërhyrë policia, e cila ka nxjerr të riun jashtë mbledhjes.