Incident në Teatrin e Operas, sopranoja Eva Golemi dërgohet në spital pas rrëzimit në skenë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një episod i papritur ka ndodhur mbrëmjen e premierës së operës “Traviata” në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit, ku sopranoja e njohur Eva Golemi është rrëzuar në skenën finale të shfaqjes.

Rënia ndodhi në momentin dramatik të skenës ku personazhi i Violetës ndërron jetë në duart e Alfredos. Publiku fillimisht e mori si pjesë të interpretimit, por mosreagimi i menjëhershëm nga tenori në skenë ngriti dyshime mbi gjendjen reale të sopranos.

Menjëherë pas incidentit, stafi i teatrit thirri ambulancën për të siguruar ndihmë mjekësore, duke shmangur rrezikun për ndonjë dëmtim të mundshëm fizik. Eva Golemi u dërgua në spital për ekzaminime të detajuara.

Burime nga Teatri i Operës konfirmojnë se sopranoja nuk ka dëmtime serioze. Mjekët kanë rekomanduar një pushim 10-ditor, për të shmangur lodhjen apo sforcimin pas ngjarjes.

Për pasojë, Eva Golemi nuk do të jetë e pranishme në netët e ardhshme të shfaqjes, dhe drejtoria e TKOB pritet të njoftojë zëvendësimin e saj për rolin e Violetës.

Share This Article