Tre ushtarë me uniforma të ushtrisë ruse raportohet se kaluan kufirin rus në Estoni, një shtet anëtar i NATO-s.
Gazeta gjermane Bild raportoi për këtë, duke publikuar gjithashtu këtë video dhe duke cituar Ministrinë e Jashtme në Talin.
Ministria e Jashtme e Estonisë thirri menjëherë të ngarkuarin me punë rus për shpjegime.
Ngjarja u raportua nga disa gazeta, përfshirë dhe nga Anton Gerashenko, këshilltar dhe ish-zëvendësministër i Punëve të Brendshme në Ukrainë.
Ushtarët thuhet se qëndruan në tokën estoneze për rreth njëzet minuta dhe më pas u kthyen prapa.




