ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Të paktën 41 të vdekur nga shirat e pandërprerë që përmbytin Vietnamin (video) 4 hours ago
Joschka Fischer mbi ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë: Duhet t’i përkrahësh ata që luftojnë për liri dhe pavarësi 4 hours ago
Tragjedi në Pakistan, shpërthim në një fabrikë të kimikateve, të paktën 14 të vdekur 4 hours ago
Çfarë përmban plani amerikan për fundin e luftës në Ukrainë? 4 hours ago
Gjykata Federale urdhëron administratën Trump të tërheqë Gardën nga Uashingtoni 4 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz Shqiperia

Incineratori i Elbasanit/ SPAK kërkon 6.8 vjet burg për Lefter Kokën e 3 administratorët. Nga 2.8 për Bllakon e të tjerët

albnews by albnews
18 May, 2023
in Shqiperia
0
Incineratori i Elbasanit/ SPAK kërkon 6.8 vjet burg për Lefter Kokën e 3 administratorët. Nga 2.8 për Bllakon e të tjerët
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Prokuroria e Posaçme kërkon dënimin me 6.8 vite burg ish ministrin e Mjedisit Lefter Koka dhe 2 administratorë ende në kërkim të incineratorit të Elbasanit; si dhe 2.8 vite burg për ish deputetin Alqi Bllakon i cili në kohën kur u dha leja e incineratorit ka mbajtur postin e ish sekretarit të ministrisë së Mjedisit. Nga 2.8 vite burg u kërkua dënim edhe për 5 ish zyrtarë të kësaj ministrie. Për administratoren tjetër Stela Gugallja është kërkuar 4.8 vjet burg.

Konkluzionet përfundimtare u lexuan në seancën e sotme në  Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar edhe Korrupsionit nga prokurori Arben Kraja.

RelatedPosts

Samiti “Rruga jonë drejt BE”, Rama pret liderët e Ballkanit dhe Komisioneren Kos

Probleme nga reshjet në Librazhd, prurjet dëmtojnë këmbën e urës në Xhyrë, rrëshqitje dherash në disa akse

Zëvendësuesi i Ballukut? Analisti tregon emrin e anëtares së kabinetit që mund ta pasojë në detyrë

Gjithashtu prokurori përfaqësues i SPAK në seancë, Arben Kraja kërkoi dhe konfiskimin e dy kompanive Integrated Technology ShPK dhe Alb Tech, 4 kompanive që u paguan nga incineratori, 8 apartamenteve, kantina e verës dhe 3 pasurive të paluajtshme të Lefter Kokës

Gjykimi i shkurtuar 

Në seancën e sotme Kraja kërkoi dënimin konkretisht me 10 vite burg të Lefter Kokës, Mirel Mërtirit dhe Klodian Zotos. Por meqë është pranuar gjykimi i shkurtuar SPAK i kërkon gjykatës uljen e 1/3 të masës së dënimit duke kërkuar që përfundimisht të dënohen me 6.8 vjet burg.

Për Stela Gugallen është kërkuar dënimime 7 vjet burg. Meqë është pranuar gjykimi i shkurtuar SPAK i kërkon gjykatës uljen e 1/3 të masës së dënimit duke kërkuar që përfundimisht të dënohen me 4.8 vjet burg.

Për ish deputetin Alqi Bllako dhe Etleva Kondi, Jonida Zeqo, Pëllumb Abeshi, Bardhul Çabiri e Serafin Papa kërkohet dënimi me nga 4 vite burg por meqë është pranuar gjykimi i shkurtuar SPAK i kërkon gjykatës uljen e 1/3 të masës së dënimit duke kërkuar që përfundimisht të dënohen me 2.8 vjet burg.

Pretenca e SPAK

Lefter koka 10 vjet/6.8 
Alqi Bllako 4 vjet /2.8 
Pëllumb Abeshi 4 vjet / 2.8
Klodian Zoto 10 vjet/ 6.8
Serafin Papa 4 vjet/ 2.8
Bardhyl Çabiri 4 vjet/ 2.8
Etleva Kondi 4 vjet/ 2.8
Mirel Mërtiri 10 vjet/ 6.8
Stela Gugallja 7 vjet/ 4.8
Jonida Zeqo 4 vjet/ 2.8

Konfiskimi

SPAK kërkon gjithashtu dhe konfiskimin e 2 kompanive “Albtek Energy” sh.p.k dhe “Integrated Technology Services” sh.p.k, kantinën e pijeve “Gjergj Kastrioti Skenderbeu”, 3 shoqërive tregtare “Pivot 04” “J.P.Y” “Sili”, 8 apartamenteve si dhe 3 pasurive të paluajtshme të Lefter Kokës.

Akuza

Ish ministri Lefter Koka akuzohet për shpërdorim detyre, korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë dhe pastrim parash

Ish-deputeti Alqi Bllako akuzohet për “shpërdorim detyre” për veprime të kryera në rolin e tij si Sekretar i Përgjithshëm i Minsitrisë së Mjedisit. Gjithashtu ish zyrtarët akuzohen për shpërdorim detyre.

Biznesmenët Klodian Zoto, i cili është pronari zyrtar i kompanisë, si dhe administratorja Stela Gugallja dhe Klodian Zoto janë nën akuzë për korrupsion aktiv e pastrim parash. Ndërsa Mirel Mërtiri sipas prokurorisë është  “pronarit faktit të shoqërisë“Albtek Energy””, kompani që zyrtarisht është nën pronësinë e shtetases Stela Gugallja.

Prokuroria thotë se dy kompanitë e incineratorit të Elbasanit,  “Albtek Energy” sh.p.k dhe “Integrated Technology Services” sh.p.k. kanë paguar rreth 329 milionë lekë (afërsisht 3 milionë euro) fatura për punë të pakryera.

Reagon avokati

Avokati i Jonida Zeqos, Saimir Visha tha se ky proces  po ndikohet politikisht

“Për herë të parë prokuroria ka shkelur me të dyja këmbët parimin e gjësë së gjykuar. Kjo çështje u gjykua nga gjykata e Elbasanit. Nuk ka ndodhur ndonjëherë që SPAK nuk ka bërë dallim por ka dhënë masa drastike për ‘shpërdorim detyre”.  Në të gjitha çështjet për ‘shpërdorim detyre” gjykata nuk ka dhënë më shumë se 1 vit, por këtë herë ka dhënë 4 vjet. E kam thënë që në fillim kjo është çështje politike aspak ligjore. Prandaj ka shkuar deri në këtë pikë duke katërfishuar masën e dënimit” tha Visha në përfundim të seancës.

Dosja prej dhjetorit në GJKKO

Sipas prokurorisë, të akuzuarit kanë dhënë koncesion në kundërshtim me ligjin, kanë lëshuar dhe pranuar fatura për punime të paqena dhe kanë transferuar paratë e përfituara përmes një rrjeti kompanish false.

Në dhjetor 2022, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar mbylli hetimet dhe dërgoi dosjen për gjykim ndaj ish ministrit Koka, ish deputetit Bllako, gjashtë zyrtarëve të tjerë si dhe biznesmenët Mërtiri, Zoto e Gugallja. Nën akuzë penale u vendosën edhe kompanitë “Albtek Energy” sh.p.k dhe “Integrated Technology Services” sh.p.k.

Zyrtarët e akuzuar morën pjesë në procedurat e dhënies së koncesionit me prokurim pa shpallje. Etleva Kondi, Jonida Zeqo, Pëllumb Abeshi, Bardhul Çabiri e Serafin Papa akuzohen për shpërdorim detyre.

Në shkurt 2023 GjKKO pranon gjykimin e dosjes së incineratorët të Elbasanit. Pas pretencës që u lexua sot, avokatët mbrojtës pritet të thonë fjalën e tyre në 1 qershor 2023.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Të paktën 41 të vdekur nga shirat e pandërprerë që përmbytin Vietnamin (video)

Të paktën 41 të vdekur nga shirat e pandërprerë që përmbytin Vietnamin (video)

21 November, 2025
Joschka Fischer mbi ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë: Duhet t’i përkrahësh ata që luftojnë për liri dhe pavarësi

Joschka Fischer mbi ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë: Duhet t’i përkrahësh ata që luftojnë për liri dhe pavarësi

21 November, 2025
Tragjedi në Pakistan, shpërthim në një fabrikë të kimikateve, të paktën 14 të vdekur

Tragjedi në Pakistan, shpërthim në një fabrikë të kimikateve, të paktën 14 të vdekur

21 November, 2025
Çfarë përmban plani amerikan për fundin e luftës në Ukrainë?

Çfarë përmban plani amerikan për fundin e luftës në Ukrainë?

21 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result