• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Sunday, June 8, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Albania
‘U vra’/ Vdekja e 13-vjeçares shqiptare, dalin rezultatet e autopsisë: Aurora u shty nga kati i 7…

Incineratori i Tiranës lë pas një gropë me 47 milionë euro borxhe dhe parapagime

by albnews
5 February, 2025
in Albania
0
9
VIEWS

Bilanci i vitit 2023 i kompanisë Integrated Energy BV SPV tregon se para sekuestrimit, aksionerët tërhoqën nga kompania miliona euro në formën e ‘huave’ apo ‘parapagesave’ ndërsa lanë miliona të tjera detyrime të papaguara në Tatime dhe banka, të cilat rrezikojnë të rëndojnë më tej mbi xhepat e taksapaguesve.

Nga Gjergj Erebara-BIRN

Në maj të vitit 2023, thuajse dy muaj përpara sekuestrimit të incineratorit të Tiranës, kryeministri Edi Rama i mbrojti projektet e incineratorëve si vepra të një rëndësie të veçantë.

‘Ato janë vepra shumë të rëndësishme dhe unë jam shumë krenar që i kam bërë ato,’ tha Rama në një intervistë për Euronews Albania, duke nënkuptuar se incineratorët po funksionin dhe po shpëtonin ‘popullata të tëra nga helmet’.

Por ndryshe nga ç’pretendon kryeministri, në incineratorin ‘fantazmë’ të Tiranës gjithë sa ka mbetur mbrapa është një mal gjigand me plehra dhe një gropë e thellë financiare.

Kompania Integrated Energy BV SPV, e cila menaxhon landfillin e Sharrës, ka gjasa do t’u kushtojë taksapaguesve shqiptarë edhe së paku 47 milionë euro të tjera për shkak se, sipas të dhënave të bilancit të kompanisë, pronarët kanë tërhequr prej saj shuma të mëdha parash në formën e ‘parapagimeve’ për punimet e supozuara të investimit apo në formën e huave nga kompania te aksionerët, ndërsa kanë lënë miliona euro të tjera detyrime të papaguara kundrejt Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe dy bankave.

Llogaritë e BIRN nga shënimet në bilancin e publikuar sugjerojnë se afërsisht gjysma e aktiveve të kompanisë ose 2.4 miliardë lekë përbëhen nga të drejta që me gjasa, janë të paarkëtueshme dhe këtyre u shtohen edhe detyrimet në masën 2.3 miliardë lekë, të cilat do të duhet të paguhen, për një kosto totale prej 4.7 miliardë lekë ose 47 milionë euro.

Fitime të majme

Kompania ‘Integrated Energy’ BV SPV u sekuestrua në fund të korrikut 2023 nga Prokuroria e Posaçme dhe prej asaj kohe menaxhohet nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara. Sipas SPAK, kompania kontrollohej nga dy biznesmenët famëkeqë, Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto, të cilët gjenden në arrati.

SPAK akuzon gjithashtu 13 zyrtarë për veprat penale të korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës, mes së cilëve ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka, ish-deputetin e PS, Alqi Bllako dhe ish- drejtorin e Bashkisë së Tiranës, Taulant Tusha.

Në korrik të vitit 2024, SPAK njoftoi lëshimin e tetë urdhër-arresteve të tjera për pastrimin e rreth 20 milionë eurove përmes faturave fiktive nga incineratori i Tiaranës, por asnjëri prej personave të dyshuar nuk u arrestua.

Të dhënat e bilancit të vitit 2023 tregojnë se falë tarifave dukshëm të majme të paguara nga bashkitë që depozitojnë mbetjet në landfillin e Sharrës si dhe nga kompanitë e ndërtimit, të cilat depozitojnë me detyrim dherat e gropave të hapura gjatë punimeve të ndërtimit, kompania duket se ka gjendje financiare të shëndoshë në pamje të parë.

Të ardhurat e saj në vitin 2023 ishin 1.56 miliardë lekë ose rreth 15 milionë euro, ndërsa fitimet neto ishin 610 milionë lekë ose 6.1 milionë euro. Me një normë fitimi prej gati 40% mbi të ardhurat, këto shifra sugjerojnë se bashkitë e qarkut po mbifaturohen për një shërbim që normalisht duhet të jetë shërbim publik jo për qëllime fitimi.

Kompania realizoi të ardhura nga pagesat e bëra për depozitim nga bashkitë Tiranë, Durrës, Vorë dhe Kavajë, nga depozitimi i dherave nga kompanitë e ndërtimit si dhe nga shitja e materialeve të riciklueshme. Të gjitha kategoritë e të ardhurave pësuan rënie gjatë vitit 2023 në krahasim me vitin 2022. Kështu, pagesat nga bashkitë ranë nga 1.2 në 1.16 miliardë lekë, të ardhurat nga depozitimi i dherave ranë nga 424 milionë në 257 milionë, ndërsa të ardhurat nga shitja e materialeve të riciklueshme ranë nga 42 milionë që ishin në vitin 2022, në 30 milionë në vitin 2023.

Fitimet në fakt kanë qenë të konsiderueshme dhe krejtësisht jashtë logjikës normale ekonomike që nga dita e parë e koncesionit. Kompania Intergrated Energy BV SPV u regjistrua në dhjetor të vitit 2017 dhe aksionerët rrezikuan gjithsej nga paratë e tyre 100 mijë lekë ose më pak se 1 mijë euro. Që në muajin e parë të punës, kompania siguroi të ardhura në masën 106 milionë lekësh dhe fitime neto në masën 157 milionë lekësh. Të ardhurat u rritën në 1.1 miliardë më 2018 dhe 2.7 miliardë më 2022, ndërsa aksionerët nuk rezulton të kenë depozituar ndonjë kapital përveç atij fillestarit.

Në total për periudhën 2017-2023, kompania realizoi të ardhura në masën 12.2 miliardë lekë dhe fitime neto në masën 2.7 miliardë lekë, të cilat, me kursin aktual të këmbimit, arrijnë në 120 milionë euro të ardhura dhe 27 milionë euro fitime.

Por kjo është vetëm pamja e parë.

Në shënimet e bilancit të depozituar në QKB bëhet e ditur se aksionerët dhe kompani të lidhura me to kanë tërhequr nga kompania e koncesionit mbi 15 milionë euro, duke i deklaruar si parapagime për punimet e supozuara që do të bëheshin në incinerator, ndërsa kanë lënë mbi 5.4 milionë euro të papaguara në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve si dhe afërsisht 9 milionë euro të tjera kredi nga dy banka, të cilat nuk janë shlyer dhe ndaj të cilave, tatimpaguesit ka gjasa do të duhet të shlyejnë jo vetëm principalin, por edhe kamatëvonesat.

Në bilanc shënohet se kompania Integrated Technology Service, e cila ishte nën pronësinë e Klodian Zotos, biznesmenit në arrati që nga prokurorët konsiderohet si një nga pronarët de facto të incineratorit, mori nga kompania e incineratorit në vitin 2021 gati 1.2 miliardë lekë ‘parapagime’, për punime të cilat, nuk u kryen. Fatura të tjera ‘parapagimesh’ janë bërë edhe për kompanitë De Mare, Air Waste Water si dhe ndaj shoqërisë mëmë ndërsa një shumë prej 144 milionë lekësh është ‘marrë hua’ nga ortakët.

Miliona euro borxhe në Tatime dhe banka

Administratori shtetëror, i cili administron kompaninë për llogari të autoriteteve të drejtësisë, të cilat e kanë vendosur nën sekuestro preventive kompaninë që nga gushti i vitit 2023, dorëzoi së fudmi bilancin e vitit 2023 në Qendrën Kombëtare të Biznesit, rreth gjashtë muaj pas mbarimit të afatit ligjor.

Gjendja financiare e një kompanie shfaqet në dy tabela që njihen nga ekspertët si ‘aktivet’ dhe ‘pasivet’. Te aktivet paraqitet situata e materialeve fizike dhe jofizike të kompanisë. Fjala vjen, nëse ajo ka mall apo prona, këto të gjitha vendosen te aktivet. Te aktivet vendosen edhe ‘të drejta të arkëtueshme’, pra para, të cilat, kompanisë i takojnë por që nuk janë shlyer ende nga kompanitë apo individët që i detyrohen këto shuma kompanisë. Në rastin e Integrated Energy BV SPV, asetet e kompanisë janë më masën 5 miliardë lekë ose 50 milionë euro. Problemi është se në këto asete bëjnë pjesë edhe 1 miliardë lekë të titulluara ‘Llogari të arkëtueshme tregtare dhe llogari të tjera të arkëtueshme’ si dhe 1.4 miliardë lekë ‘Kërkesa në lidhje me kontratat e ndërtimit’. Këto 2.3 miliardë lekë teorikisht kompania do të mund t’i arkëtojë në të ardhmen, ose, nëse nuk arkëtohen, do të duhet të deklarohen borxh i keq i paarkëtueshëm dhe do të konsiderohen me vlerë zero.

Duke qenë se këto janë para që kompanitë e lidhura si Integrated Technology Services i kanë marrë para se pronarët të zhdukeshin, gjasat janë që këto para nuk do të mund të arkëtohen. Rrjedhimisht, administratorëve të kompanisë u mbetet që të merren me anën tjetër të bilancit, me pasivet.

Teorikisht, pasivet janë burimet financiare që kanë krijuar aktivet. Kapitali aksioner, i derdhur në themelimin e kompanisë apo i siguruar nga fitimet e pashpërndara kanë një kategori e pasiveve ndërsa kreditë bankare apo faturat e papaguara por që duhet të paguhen janë kategori të tjera të pasiveve. Në rastin e kësaj kompanie, ajo rezulton se ka detyrime të tilla totale në masën 5 miliardë lekë, nga të cilat, 2.7 miliardë janë fitimet e akumuluara dhe 2.33 miliardë janë detyrime që duhen paguar. Nga këto, dy banka që kanë dhënë kredi kërkojnë afërsisht 9 milionë euro ndërsa Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve kërkon afërsisht 5.4 milionë euro për shkak të mospagesave të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar dhe të Tatimit mbi Fitimin nga ana e kompanisë. Kompani të tjera kërkojnë 5.7 milionë euro të tjera për gjëra të tilla si, punime të kontraktuara, të kryera dhe të papaguara.

Këto detyrime teorikisht do të duhej të kishin krijuar asete por në fakt ato kanë krijuar ‘të drejta të arkëtueshme’, të cilat, në rastin konkret duken të pagjasa për t’u arkëtuar. Në total, nga të 12.2 miliardë lekët e arkëtuara, kompania ka në llogaritë e saj bankare vetëm 268 milionë lekë ose afërsisht 2.7 milionë euro.

Në rast se Integrated Energy BV SPV do të kalojë nga statusi i Sekuestros Preventive në statusin e kompanisë së konfiskuar, tatimpaguesve do t’u duhet të paguajnë kreditë bankare, faturat e pashlyera dhe tatimet e papaguara, kosto këto që i shtohen 12.2 miliardë lekëve sakaq të shpenzuara për gropën e plehrave të Sharrës dhe 5 miliardë lekëve të tjera të shpenzuara për dy sipërmarrjet e tjera të kësaj natyre, incineratorit të Elbasanit dhe incineratorit të Fierit, me një faturë totale që i kalon të 200 milionë eurot dhe që me gjasa, do të njihet si një nga skemat mashtruese më të mëdha në historinë e Shqipërisë.

Previous Post

‘U vra’/ Vdekja e 13-vjeçares shqiptare, dalin rezultatet e autopsisë: Aurora u shty nga kati i 7…

Next Post

Milionat që Kanye mund të humbasë për shkak të paraqitjes nudo të partneres së tij në Grammy

albnews

albnews

Related Posts

Shqipëria tregon karakter ndaj Serbisë, barazim pa gola në Tiranë, Manaj humb penalltinë vendimtare
Albania

Shqipëria tregon karakter ndaj Serbisë, barazim pa gola në Tiranë, Manaj humb penalltinë vendimtare

7 June, 2025
VIDEO/ ‘Hasmi i vjetër nuk bëhet mik i ri’, tifozët kuqezi shpalosin banderolën e madhe
Albania

VIDEO/ ‘Hasmi i vjetër nuk bëhet mik i ri’, tifozët kuqezi shpalosin banderolën e madhe

7 June, 2025
Fshatra të qetë, lumenj të egër dhe aventura të pazakonta, The Time: Ana sekrete e jugut të Shqipërisë
Albania

Fshatra të qetë, lumenj të egër dhe aventura të pazakonta, The Time: Ana sekrete e jugut të Shqipërisë

7 June, 2025
Next Post
‘U vra’/ Vdekja e 13-vjeçares shqiptare, dalin rezultatet e autopsisë: Aurora u shty nga kati i 7…

Milionat që Kanye mund të humbasë për shkak të paraqitjes nudo të partneres së tij në Grammy

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Shqipëria tregon karakter ndaj Serbisë, barazim pa gola në Tiranë, Manaj humb penalltinë vendimtare

Shqipëria tregon karakter ndaj Serbisë, barazim pa gola në Tiranë, Manaj humb penalltinë vendimtare

7 June, 2025
VIDEO/ ‘Hasmi i vjetër nuk bëhet mik i ri’, tifozët kuqezi shpalosin banderolën e madhe

VIDEO/ ‘Hasmi i vjetër nuk bëhet mik i ri’, tifozët kuqezi shpalosin banderolën e madhe

7 June, 2025
Fshatra të qetë, lumenj të egër dhe aventura të pazakonta, The Time: Ana sekrete e jugut të Shqipërisë

Fshatra të qetë, lumenj të egër dhe aventura të pazakonta, The Time: Ana sekrete e jugut të Shqipërisë

7 June, 2025
Berisha kthehet në seli: Brukseli kushtëzoi integrimin me rikthimin e demokracisë

Berisha kthehet në seli: Brukseli kushtëzoi integrimin me rikthimin e demokracisë

7 June, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4837 shares
    Share 1935 Tweet 1209
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2442 shares
    Share 977 Tweet 611
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1897 shares
    Share 759 Tweet 474
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1827 shares
    Share 731 Tweet 457
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1708 shares
    Share 683 Tweet 427
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM