ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Super Tajfuni Ragasa godet Hong Kongun, numri i viktimave në Taiwan rritet 3 hours ago
Mourinho dhe Benzema sërish bashkë te Benfica? 9 hours ago
Shtypi turk sulmon Mourinhon: Kishte një marrëveshje me Benfikën, UEFA duhet të hetojë 9 hours ago
Trump: Me mbështetjen e BE, Ukraina mund të rimarrë territorin e pushtuar nga Rusia 9 hours ago
Ambasadori britanik: Udhëheqësit politikë në Kosovë t’i respektojnë vendimet e Kushtetueses 12 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

“Independent”: Britania synon marrëveshje për emigrantët edhe me Kosovën

albnews by albnews
7 November, 2024
in Kosova, UK
0
“Independent”: Britania synon marrëveshje për emigrantët edhe me Kosovën
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Mbretëria e Bashkuar synon që të arrijë marrëveshje me Kosovën, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore.

Kështu raporton media britanike “Independent” duke pasqyruar pjesëmarrjen e kryeministrit Keir Starmer në samitin e Komunitetit Politik Europian në Hungari.

RelatedPosts

Ambasadori britanik: Udhëheqësit politikë në Kosovë t’i respektojnë vendimet e Kushtetueses

Osmani: Ekziston një kërcënim i vazhdueshëm nga Serbia

Aleati i Kurtit flet “për një formë Asociacioni”: Të përfshijmë Listën Serbe

“Ky nuk është Bashkimi Europian, dhe asnjë nga këto tre vende nuk është (ende) anëtar i BE-së, kështu që ai anashkalon akuzat konservatore se po përpiqet të ‘përmbys Brexit’”, lexohet në shkrimin e medias në fjalë, që në thelb analizon kthimin e Donald Trump në presidencën amerikane.

Këto marrëveshje synojnë të rrisin shkëmbimin e informacionit dhe ekspertizës për të goditur rrjetet kriminale të trafikimit, njoftoi qeveria britanike.

Nisma vjen përpara takimit të Komunitetit Politik Evropian, ku Starmer do të udhëheqë një diskutim mbi migracionin.

Kryeministri pritet të bëjë thirrje për veprime të koordinuara për të ulur numrin e viktimave në Kanalin Anglez për shkak të kalimeve të rrezikshme dhe të paligjshme me varka të vogla.

Gjatë fjalimit të tij në Konferencën e Interpolit në Glasgow, Starmer theksoi se kriminaliteti i organizuar lidhur me migracionin duhet të trajtohet me të njëjtën rëndësi si terrorizmi.

Ai paralajmëroi se vetëm përmes bashkëpunimit ndërkombëtar do të jetë e mundur shkatërrimi i rrjeteve kriminale të trafikantëve që shfrytëzojnë migrantët.

Paketa e re prej 150 milion funtave, e shpallur të hënën, synon të ndalojë krizën e kalimeve ilegale, duke u bazuar në bashkëpunimin me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në lidhje me këtë, ministrja e Brendshme Yvette Cooper theksoi se bashkëpunimi me Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë do të jetë vendimtar për të shpërbërë rrjetet kriminale dhe për të ndalur modelin e tyre të shfrytëzimit të njerëzve të pambrojtur për përfitime financiare.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Super Tajfuni Ragasa godet Hong Kongun, numri i viktimave në Taiwan rritet

Super Tajfuni Ragasa godet Hong Kongun, numri i viktimave në Taiwan rritet

24 September, 2025
Mourinho dhe Benzema sërish bashkë te Benfica?

Mourinho dhe Benzema sërish bashkë te Benfica?

23 September, 2025
Shtypi turk sulmon Mourinhon: Kishte një marrëveshje me Benfikën, UEFA duhet të hetojë

Shtypi turk sulmon Mourinhon: Kishte një marrëveshje me Benfikën, UEFA duhet të hetojë

23 September, 2025
Trump: Me mbështetjen e BE, Ukraina mund të rimarrë territorin e pushtuar nga Rusia

Trump: Me mbështetjen e BE, Ukraina mund të rimarrë territorin e pushtuar nga Rusia

23 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result