Indi, 64 mijë raste të reja me koronavirus

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shoqata e mjekëve të Indisë ka bërë të ditur se 196 mjekë kanë vdekur nga Covid-19, ndërsa në një letër të hapur drejtuar kryeministrit Narendra Modi, kërkuan kujdes adekuat për mjekët dhe familjet e tyre.

Ministria e Shëndetësisë dje regjistroi rreth 64.000 të infektuar të rinj me koronavirus, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 2.153.010.

Të paktën 628.747 pacientë janë akoma duke marrë trajtim.

Në Indi janë regjistruar edhe 861 vdekje brenda 24 orëve, me çka numri i të vdekurve arriti në 43.379.

India ka regjistruar mesatarisht rreth 50.000 raste të reja në ditë që nga mesi i qershorit dhe ka numrin e tretë më të lartë të rasteve Covid-19, pas SHBA-së dhe Brazilit.

Share This Article