Të paktën 34 persona kanë gjetur vdekjen në dy ditët e fundit si pasojë e vapës së madhe në shtetin verior të Indisë Uttar Pradesh.
Pradesh është pushtuar nga i nxehti i madh duke bërë që mjekët të këshillojnë njerëzit mbi 60 vjeç të qëndrojnë brenda gjatë në shtëpi përgjatë ditës.
Personat që kanë gjetur vdekjen janë të gjithë të moshës mbi 60 vjeç dhe kishin probleme shëndetësore gjë e cila u është përkeqësuar nga temperaturat e larta.
“Të gjithë individët vuanin nga disa sëmundje dhe gjendja e tyre u përkeqësua për shkak të nxehtësisë ekstreme”, tha mjeku, Jayant Kumar.
Sipas tij, shumica e vdekjeve ishin për shkak të sulmeve në zemër, goditjeve në tru dhe diarresë.
Diëakar Singh, një tjetër mjek u shpreh se njerëzit kanë ardhur në spital në gjendje kritike.
“Të moshuarit janë gjithashtu të prekshëm nga nxehtësia ekstreme” tha ai.
Të dhënat e Departamentit Meteorologjik të Indisë tregojnë se Ballia raportoi një temperaturë maksimale prej 42.2 gradë Celsius është temperaturë mbi normalen, transmeton Al Jazeera.
Vera përvëluese ka shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në të gjithë shtetin, duke lënë njerëzit pa ujë të rrjedhshëm dhe kondicionerë.