Indi, gruaja vdes pasi policia ia mori bombolën e oksigjenit për t’ia dërguar një personi ‘VIP’

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një grua në Indi ndërroi jetë pasi policia ia mori bombolën e saj të oksigjenit për t’ia dhënë një personi VIP, mes mungesave akute dhe sistemit shëndetësor të mbingarkuar nga shpërthimi i COVID-19.

Një video e cila qarkulluar në mediet sociale tregon një burrë që qan dhe që iu lutet oficerëve në duar dhe gjunjë jashtë një spitali privat në qytetin e Agra në Uttar Pradesh.

“Nëna ime do të vdesë nëse ia largoni bombolën e oksigjenit”, i tha policisë Anmol Goyal, 22 vjeç, derisa bombola po tërhiqej nga spitali të martën mbrëma.

Ai dhe vëllai i tij 17-vjeçar e kishin siguruar vetë oksigjenin pasi spitalit iu kishin mbaruar rezervat, duke e çuar atë në pavijonin e COVID-19 dhe duke e vendosur pranë shtratit të nënës së tyre.

Sidoqoftë, bombola me oksigjen u konfiskua nga policia për dikë që ‘konsiderohet të jetë më i rëndësishëm’, sipas korrespodentit të “The Times of India” i cili shpërndau videon në mediet sociale.

Dy orë më vonë nëna e tyre vdiq.

Share This Article