Indi, mbi 1200 viktima nga koronavirusi për një ditë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjatë 24 orëve të kaluara, në Indi janë regjistruar 1,247 viktima të reja të koronavirusit. Kështu, numri i përgjithshëm i të vdekurve nga pandemia Covid-19 në këtë shtet shkoi në 85,619.

Përpos viktimave, gjatë kësaj periudhe u regjistruan edhe 93,337 raste të reja të personave të infektuar dhe shifra e përgjithshme e të prekurve shkoi në mbi 5.3 milionë persona, shkruan The Guardian.

India ka shënuar shifra të larta të infektimeve çdo ditë gjatë pesë javëve të fundit dhe pritet që së shpejti të bëhet vendi i parë në botë në këtë aspekt, duke ia zënë vendin e parë pas disa muajve Shteteve të Bashkuara.

Pavarësisht numrit të lartë të personave të infektuar, shkalla e vdekshmërisë në këtë shtet mbetet e ulët në krahasim me disa vende tjera.

Share This Article