Indi, mbi 83000 raste me Covid-19 për një ditë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

ndia i ka regjistruar 83,809 raste të reja të koronavirusit të dielën, që është numri më i lartë ditor që nga fillimi i pandemisë.

Kështu, numri i përgjithshëm i personave të prekur nga Covid-19 në këtë shtet shkoi në 4.93 milionë, shkruan The Guardian.

Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 1,054 viktima dhe shifra e përgjithshme e të vdekurve shkoi në mbi 80,000 persona.

India ndodhet e dyta në botë për numrin më të lartë të personave të infektuar, ndërsa në vendin e parë vazhdojnë të mbeten Shtetet e Bashkuara.

Share This Article