India i ka regjistruar 90,632 raste të reja të koronavirusit të dielën, që është numri më i lartë ditor që nga fillimi i pandemisë.
Kështu, numri i përgjithshëm i personave të prekur nga Covid-19 në këtë shtet shkoi në 4 milionë e 113 mijë, ndërsa shifra e viktimave ka arritur në 70,626, shkruan CNN.
India është në rrugë për t’u bërë shteti i dytë në botë për numrit më të lartë të personave të infektuar me koronavirus, sepse tashmë ka vetëm 9,189 raste më pak se Brazili.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, tash për tash në Indi janë 862,320 raste aktive, kurse mbi 3 milionë e 180 mijë persona janë shëruar nga sëmundja e re.
Deri më tani, autoritetet indiane i kanë testuar për koronavirus mbi 48.8 milionë persona, tha Ministria e Shëndetësisë.