Indi, më shumë se 7 milionë raste me Covid-19

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Rastet me koronavirus në Indi kanë kaluar shifrën e shtatë milionëshit, pasi në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 74 mijë e 383 raste të reja, sipas të dhënave të publikuara të dielën.

Në 24 orët e fundit vdiqën edhe 918 persona nga COVID-19 duke e çuar totalin në 108 mijë e 334.

Për 13 ditë në Indi janë shtuar një milion raste pozitive me COVID-19.

Veç Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë më shumë raste. Teksa India ka 7 milionë e 50 mijë, në SHBA janë 7.7 milionë raste.

Share This Article