Indi, rekord i rasteve të reja të koronavirusit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjatë 24 orëve të kaluara, India i ka regjistruar 24,850 raste të koronavirusit. Kjo është shifra më e lartë ditore që nga fillimi i pandemisë në shtetin me 1.3 miliard banorë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Familjare ka njoftuar se deri më tani janë regjistruar 673,165 persona të infektuar dhe 19,268 viktima, shkruan “CNN”.

India i ka mbi 235,000 raste aktive, ndërsa më shumë se 394 mijë pacientë janë shëruar dhe janë liruar nga spitalet.

Rajoni perëndimor i Maharashtras është më i prekuri nga sëmundja e re me 200,064 raste dhe 8,671 persona të vdekur. Pas saj radhiten rajoni jugor Tamil Nadu me mbi 107 mijë raste dhe kryeqyteti Neë Delhi me 97,200 persona të infektuar.

Autoritetet shëndetësore në Indi kanë thënë se deri më tani për koronavirus i kanë testuar më shumë se 9.7 milionë persona.

Share This Article