India goditet nga vërshimet, 48 të vdekur për 24 orë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një zyrtar indian tha të shtunën se 48 persona kanë vdekur vetëm gjatë 24 orëve të fundit për shkak të reshjeve të mëdha të shiut në rajonin verior të Uttar Pradesh-it.

Ky rajon është përballur me reshje të vazhdueshme të shiut ditëve të fundit dhe shumë lumenj kanë dalë nga shtrati mbi nivelin e rrezikut.

Këto reshje kanë ndikuar në jetën e rreth 580 mijë njerëzve, kryesisht në pjesën lindore të këtij rajoni, ku ka më shumë rrezik nga vërshimet.

Sezoni i reshjeve në Indi zakonisht përfundon në muajin shtator, por këtë vit ka zgjatur një muaj më shumë. Reshjet e mëdha kanë shkaktuar vërshime që i kanë shkatërruar fushat me oriz dhe në disa raste kanë mbytur njerëz.

Të enjten, së paku 11 njerëz vdiqën dhe gjashtë të tjerë u shpallën të zhdukur pasi rajoni Pune u godit nga vërshimet, shkruan “Reuters”.

Share This Article