India ia kalon Brazilit me raste të koronavirusit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas konfirmimit të më shumë se 90,000 rasteve të reja të koronavirusit për 24 orë, India ia ka zënë vendin e dytë Brazilit në listën e vendeve me më së shumti persona të infektuar në botë.

Numri i përgjithshëm i personave të infektuar në shtetin me 1.3 miliard banorë shkoi në 4 milionë e 204 mijë. Në vendin e parë ndodhen Shtetet e Bashkuara me më shumë se 6 milionë e 276 mijë të prekur.

Brazili tani ndodhet në vendin e tretë me mbi 4 milionë e 137 mijë njerëz të infektuar me virusin eri, shkruan The Guardian.

Të dielën, India shënoi rekord botëror për numrin më të madh të rasteve në 24 orë, duke regjistruar 90,632 të prekur nga Covid-19 për një ditë.

Pavarësisht numrit të madh të të infektuarve, shkalla e vdekshmërisë nga koronavirusi në Indi mbetet relativisht e ulët në krahasim me disa vende të tjera.

Share This Article