India ka regjistruar rekord të viktimave brenda një dite nga Covid-19

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

India ka regjistruar numrin më të lartë ditor të viktimave nga coronavirusi që nga fillimi i pandemisë.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, ministria vendase e shëndetësisë njoftoi se 4,529 viktima u regjistruan të mërkurën derisa virusi përhapet përtej qyteteve.

Bazuar në të dhënat e Universitetit Johns Hopkins, SHBA-ja e mbante rekordin për numrin ditor të vdekjeve, kur regjistroi 4,475 fatalitete më 12 janar.

Në total, India ka regjistruar 25.4 milionë raste që nga shpërthimi i pandemisë, dhe 283 mijë viktima.

SHBA-ja megjithatë është vendi më i prekur në botë si pasojë e virusit vdekjeprurës, pasi deri më tani ka raportuar 33 milionë raste si dhe 587 mijë të vdekur. 

Share This Article