India kaloi sot pragun e pesë milionë rasteve të regjistruara me COVID-19 dhe një nga gjashtë të dërguarit specialë të OBSH-së për COVID-19 paralajmëroi se pandemia ishte ende në fazat e saj shumë të hershme.
India, vendi i dytë më i populluar në botë me 1,3 miliardë banorë, ka regjistruar një milionë kontaminime të reja në vetëm 11 ditë.
Ajo është vendi i dytë që numëron më shumë raste të konfirmuara me COVID-19, 5,02 milionë, pas SHBA-së me 6,59 milionë raste.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, COVID-19 ka shkaktuar 82 066 të vdekur në Indi që prej fillimit të epidemisë, por shumica e ekspertëve theksojnë se shifrat reale të infektimeve dhe të vdekjeve janë shumë më të larta.
Pandemia ka shkaktuar rreth 930 000 të vdekur në botë, sipas të dhënave zyrtare.
Dhe një nga gjashtë të dërguarit specialë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për COVID-19, David Nabarro, theksoi se pandemia ishte ende në fazat e saj të fillimit.