India raportoi më shumë se 346 mijë raste me coronavirus brenda një dite, derisa numri i përgjithshëm u rrit në më shumë se 16 milionë.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, i vetmi vend me numrin më të lartë të rasteve është SHBA-ja e cila ka regjistruar deri më tani një total prej gati 32 milionë rastesh.
Ministria e Shëndetësisë në Indi raportoi gjithashtu 2,624 viktima brenda 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të fataliteteve në 189 mijë.
Kjo vjen derisa spitalet në Indi raportojnë për mungesa kritike të shtretërve dhe furnizimeve me oksigjen.
Varrezat janë mbingarkuar gjithashtu midis krizës. Shumë vende, përfshirë Gjermaninë, kanë lëshuar kufizime të rrepta udhëtimi nga India mes rasteve në rritje.