India të dielën ka thënë se po shqyrton të bëjë autorizimin emergjent për një vaksinë për COVID-19, veçanërisht për të moshuarit dhe njerëzit në vende pune ku ka rrezik të lartë infeksioni, pasi shifrat në shtetin aziatik po vazhdojnë të rriten, njofton agjencia Reuters.
Shifrat e të infektuarve në Indi kanë kaluar atë 4.75 milionë.
India, që në mënyrë konstante ka regjistruar mbi 1000 të vdekur nga COVID-19 për çdo ditë, ka regjistruar 78.856 të vdekur si pasojë e virusit. Është vetëm prapa SHBA-së për nga numri i të infektuarve, por ka regjistruar më tepër raste ditore se SHBA-ja që nga mesi i gushtit.
“India është duke shqyrtuar një autorizim emergjent të vaksinimit për COVID-19. Nëse ka konsensus ne mund të shkojmë para, veçanërisht në rastet me qytetarët e moshuar dhe njerëzit që punojnë në vende të rrezikut të lartë të infektimit”, ka thënë ministri i Shëndetësisë, Harsh Vardhan.
Vardhan thotë se afati kohor në testimet në Fazën III mund të shkurtohet nëse jepet autorizimi emergjent, por ka thënë se nuk do të shkurtohen këndet në provat klinike dhe e vaksina do të jetë në dispozicion vetëm nëse qeveria e siguron se është e sigurt dhe efikase.
Ai ka thënë se nuk ka një ditë për lansimin e vaksinës, por ka shtuar se rezultatet e provave duhet të jenë më të qarta në çerekun e parë të vitit 2021.
India të dielën ka regjistruar 94.372 raste të reja me koronavirus dhe 1114 të vdekur.