India porosit 300 milionë doza vaksinë antiCovid të paaprovuar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

India ka porositur 300 milionë doza të vaksinës së paaprovuar për COVID-19, ndërsa po përballet me valë të rëndë me virus.

Vaksina e paemëruar nga kompania indiane “Biological E” është në fazën e tretë të provave klinike dhe ka treguar “rezultate premtuese” në dy fazat e para, ka thënë qeveria në një deklaratë.

Porosia 206 milionë dollarëshe është e para që India ka nënshkruar për doza që nuk ka marrë aprovimin.

Kjo vjen pasi vendi përballet me përhapje të shpejtë të virusit dhe ngecje në vaksinim.

Më pak se 10 për qind e popullatës ka marrë të paktën një dozë të vaksinës, kjo kryesisht për shkak të mungesës së dozave.

India po shënon mbi 100,000 raste ditore, edhe pse raportohet se ka pasur rënie.

Share This Article