India pritet të lehtësojë kuzifimet në Kashmir

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

India do të heqë kufizimet në lëvizjet e njerëzve dhe lidhjet e telekomunikimit në Kashmir brenda disa ditëve të ardhshme.

Gjykata e Indisë po shqyrtontenjë peticion nga një redaktor i një gazete që kërkonte rivendosjen e shërbimeve telefonike dhe të internetit të ndaluara këtë muaj, pak përpara se qeveria të tërhiqte statusin e veçantë të Kashmirit, për të parandaluar protestat.

Kufizimet do të hiqen brenda “ditëve të ardhshme”, tha avokati i qeverisë, Tushar Mehta.

Më 5 gusht India e revokoi autonominë e pjesës së administruar prej saj në Kashmir.

Në një fjalim, kryeministri i Indisë, Narendra Modi, tha se masa do të lejojë që Nju Delhi të heqë qafe rajonin e “terrorizmit dhe separatizmit”.

Kashmiri pretendohet edhe nga India dhe nga Pakistani.

Të dyja vendet posedojnë armë bërthmore.

Ato kanë zhvilluar dy luftëra, dhe një konflikt të kufizuar mbi Kashmirin, që nga viti 1947.

Share This Article