India shënon rekord botëror të numrit të rasteve ditore të koronavirusit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

India i ka regjistruar 97,894 raste të reja të koronavirusit të enjtën, që është numri më i lartë ditor që nga fillimi i pandemisë.

Kështu, numri i përgjithshëm i personave të prekur nga Covid-19 në këtë shtet shkoi në 5.1 milionë, ndërsa shifra e viktimave ka arritur në mbi 83 mijë.

Të mërkurën, numri i rasteve të koronavirusit në Indi shkoi në mbi pesë milionë. Këtë shifër më parë e kanë kaluar vetëm Shtetet e Bashkuara. Pas Indisë radhitet Brazili me mbi 4.4 milionë persona të infektuar.

Në disa nga rajonet më të mëdha të Indisë si Maharashtra, Gujarat dhe Uttar Pradesh, kërkesa për oksigjen është trefishuar, bënë të ditur mjekët dhe zyrtarët qeveritarë, duke nxitur thirrje urgjente për ndihmë, shkruan The Guardian.

Share This Article