India shënon rekord të rasteve ditore me koronavirus

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

India ka regjistruar rekord ditor të rasteve me koronavirus, me 78,761 raste të reja në 24 orët e fundit, shifra më e lartë ditore në botë, ndërsa qeveria vazhdon të lehtësojë masat pandemike.

Ministria e Shëndetësisë ka raportuar për 948 të vdekur, të dielën, duke e çuar numrin total në 63,498, raporton AP.

India ka raportuar për më shumë se 75,000 të infektuar për të katërten ditë me radhë.

Shifrat e fundit e kanë çuar numrin total të të infektuarve në mbi 3.5 milionë, teksa India ka filluar rihapjen duke lejuar sportet dhe ceremonitë fetare në kushte të kufizuara që nga muaji i ardhshëm.

Share This Article