India shënon rekord të ri vdekjesh

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

India shënoi sërish, për të katërtën herë rradhazi, ditën me më shumë vdekje për shkak të COVID-19, me 3 689 vdekje të raportuara në 24 orët e fundit, treguan sot të dhënat e qeverisë.

India u bë vendi i parë që kapërceu 400 000 raste ditore të shtunën.

“India regjistroi 6,6 milionë infeksione dhe 45 000 vdekje në prill, krahasuar me pak më shumë se 1,2 milionë raste dhe 5 417 vdekje në mars”, njoftoi transmetuesi NDTV.

Sistemet e kujdesit shëndetësor janë mbingarkuar dhe mungesa e oksigjenit mjekësor është shfaqur si sfida më serioze.

Tridhjetëekatër pacientë vdiqën për shkak të mungesës së oksigjenit në spitalet në Nju Delhi dhe shtetet e Andhra Pradesh dhe Haryana të shtunën”, njoftoi “Times of India”.

Kryeministri Narendra Modi zhvilloi sot një takim me ekspertë dhe zyrtarë për të mësuar mbi krizën e oksigjenit dhe ilaçeve.

Ndërkohë, ndihma ndërkombëtare po mbërrin nga SHBA, Gjermania dhe 40 vende të tjera, që kanë premtuar mbështetje për Indinë, ndërsa sistemi i saj i kujdesit shëndetësor po shkon gjithnjë e më shumë drejt kolapsit./ATSH/

Share This Article