India tha sot se ushtarët e saj të vrarë ishin gjymtuar pasi u rrahën për vdekje nga trupat kineze, si dhe ka treguar pamje të shkopinjve me gozhda që sipas tyre janë përdorur në përleshjen në zonën kufitare të Himalajave.
Njëzet indianë u vranë në përleshjet e të hënës, në konfliktin e parë me humbje jete mes dy fqinjëve të fuqishëm që prej vitit 1975.
Kina ka thënë se ka pësuar 43 humbje jete por nuk specifikoi nëse ishin vrarë në përleshjet me sende te forta në luginën e Galwan.
Asnjë plumb arme nuk është qëlluar në masakër, sipas traktatit që e ndalon këtë në një rreze 2km prej Linjës se Kontrollit, e cila është caktuar në kufirin në lartësi 6000 metra pas konfliktit mes dy vendeve në 1962.
Duke reaguar ndaj pretendimeve të Kinës, zëdhënësi i ministrisë së jashtme indiane Anurag Srivastava tha se dy palët kishin rënë dakord ta zgjidhnin çështjen me përgjegjësi.
“Pretendimet e ekzagjeruara dhe të parealizueshme nuk e zgjidhin çështjen”, tha ai në një deklaratë.
Ushtarët indianë, mes të cilëve dhe një kolonel, kishin vdekur nga plagë të rënda dhe ekspozim ndaj temperaturave nën-zero.
Përplasjet nisën në rajonin e kontestuar në fillim të majit, kur India thotë se ushtarët kinezë kaluan kufirin në disa pika duke ngritur tenda dhe posta kufitare.
Kjo shkaktoi përplasje verbale, lëshime gurësh dhe përleshje fizike, shumë prej të cilave të shfaqura në televizion dhe rrjetet sociale.
Përplasjet e të hënës ndodhën pranë lumit Galwan ku shumë nga viktimat kishin rënë në ujërat e ngrira të tij.
Analizat post-mortem tregonin se shkaku i vdekjeve ishte mbytja dhe se ata kishin rënë nga lartësia në ujë prej plagëve në kokë, tha një zyrtar për rrjetin AFP.
Mes të vrarëve ishte dhe kolonel B. Santosh Babu, komandanti i regjimentit 16 Bihar.