India thyen të gjitha rekordet botërore nga Covid-19

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

India njoftoi sot rreth 315 000 raste të reja me COVID-19 të regjistruara 24 orët e fundit, gjë që përbën një rekord të ri botëror, në një kohë kur spitalet e Nju Delhit po përballen me një mungesë oksigjeni.

Vala e dytë epidemike, që i atribuohet një mutacioni të dyfishtë dhe mbajtja e grumbullimeve në masë që kanë favorizuar kontaminimet, zbuloi edhe një herë shkatërrimin e sistemit shëndetësor indian.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot 314 835 kontaminime të reja, një bilanc ditor që asnjë vend në botë nuk e ka regjistruar deri tani.

Kjo e çon në 15,9 milionë numrin total të rasteve zyrtare të regjistruara në Indi, vendi i dytë më i prekur nga pandemia.

Në total, 2 074 të vdekur janë regjistruar në 24 orët e fundit në Indi duke e çuar bilancin zyrtar të epidemisë në rreth 185 000 të vdekur.

Share This Article